• |
ide | kryesore

Vrasja në Bularat, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme, Të fundit


Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vrasjen e ndodhur sot pasdite në Bularat, duke theksuar dhe shprehur keqardhje për reagimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila sipas saj, nuk flet për sulmin ndaj Policisë shqiptare, por thekson për  humbje jete të papranueshme.

Greqia reagon zyrtarisht pas vrasjes së 35-vjeçarit grek: E papranueshme! 

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke”, thuhet në regimin e Tiranës zyrtare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *