• |
ide | kryesore

Trafikonin kokainë në Belgjikë, burg 7 shqiptarëve të së njëjtës familje

Lajme, Të fundit


Gjykata Penale në Belgjikë ka dënuar me burg një familje shqiptare, e cila merrej me shitje të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Në total ishin dhjetë të pandehur dhe  të gjithë i përkisnin të njëjtës familje. Dy krerëve të familjes, Gëzim L. dhe Martin L. iu dha dënimi më i ashpër nga gjykata, me 5 vite burg dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Vëllai i tretë, Erlind L. u dënua me 4 vite burg dhe një gjobë të njëjtë. Të afërmit e tjerë u dënuan me nga 2 vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh.

Pjesë e grupit ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat janë detyruar me presion të punojnë me vëllezërit në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjykata ndaj tyre nuk mori masën e dënimit, por i liroi nga akuzat duke i lënë të lira.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *