• |
ide | kryesore

Christian Panucci harron Shqipërinë dhe flet për Juventus

F1, Sport



Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka lënë për pak kohë mendimet që i vërtiten në kokë për Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë janë thërritur në apel në muajin nëntor në një ndeshje kundër Skocisë, që mund ta rrëzojë një Divizion më poshtë, duke dhënë opinionin e tij për Juventus, të cilin e sheh favoritin numër 1 për të fituar Champions League.
“Të fitosh Champions nuk është kurrë e lehtë, por është krijuar ndjesia, mbi të gjitha shoqëria ka dhënë një mesazh të madh – deklaroi tekniku i Shqipërisë në Sport Mediaset, – ka marrë Cristiano Ronaldon që është një lojtar që i influencon të gjithë dhe i ka rritur vetëbesimin gjithë skuadrës. Kështu që Juventus është kandidati numër 1 për të fituar Champions, pastaj për ta fituar nuk është e lehtë”.
Një mendim edhe për kampionatin, por që sipas Panucci është në unison me atë që deklaroi për Kupën me veshë të mëdhenj. Askush në Itali nuk mund të krahasohet me bardhezinjtë, që bëjnë një kampionat më vetë.
“Në Itali luhet vetëm për vendin e dytë. Kështu që për këtë pozicion janë Inter, Napoli, Roma, por edhe Lazio do të jetë aty” përfundoi ish-mbrojtësi i Milan, Romës e Inter, që favoritin absolut shikon kampionët në fuqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *