• |
ide | kryesore

Gara/ Tentativa manipulimi me Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë

Të fundit


Pa u ndikuar nga skandalet që i kanë rënë mbi kokë, qeveria dhe mazhoranca është futur në përpjekje të ethshme për të kapur edhe Bankën e Shqipërisë nëpërmjet emrave të antarëve të Kshillit Drejtues të këtij institucioni. Së shpejti do të zgjidhen gjashtë anëtarë të rinj, sepse 6 aktaualëve (Dhori Kule, Ela Golemi, Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Arben Malaj dhe Denada Prifti) iu mbaron mandati. Sipas ligjit, tre prej tyre i zgjedh qeveria dhe tre prej tyre kuvendi.

Pikërisht për këtë, më 19 Shtator 2018, Kryeministria shpalli një njoftim për aplikim për funksionin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (https://www.kryeministria.al/neësroom/n-j-o-f-t-i-m-p-e-r-a-p-l-i-k-i-m-2/).

Atij iu përgjigjën 37 aplikues të cilët ashtu sikurse ndodh rëndom më shumë sesa kredencialet filluan të gjurmojnë lidhjet politike, për të kapur këto vende pëllumbash ku maksimumi me dy mbledhje bordi në muaj, të japin një pagë të majme.

Por nga ajo që po vihet re, më shumë sesa kriteret në këtë garë po mbizotëron preference politike.

Burime brenda kryeministrisë thanë për Lapsi.al se njerëz me pushtet në kabinetin e kryeminitrit po lobojnë që të shpallen fitues kandidaturar që psh kanë konflikt interesi me bankat e nivelit të dytë, si psh mosshlyerjen e kredive. Po i njëjti burim pretendon se kandidate e fortë është edhe një grua, pa eksperincë pune në administratë, por që ka një lidhjet të fortë më shumë sesa miqësore me kryeministrin.

Por, përpos këtyre burimeve të pa konfirmuara, Lapsi.al i ka bërë një skanim të 37 aplikanëtve, duke shqyrtuar CV të tyre në Google dhe në rrjetin profesional LinkedIn.

Fare thjeshtë kuptohet se një pjesë e tyre nuk plotësojnë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët sipas ligjit për Bankën e Shqipërisë. Ato janë: një përvojë minimale pune – pesë vjet – në administratën publike, në banka, ose në institucione financiare. Gjithashtu, kandidatët duhet të mos kenë pengesa ligjore si dënime penale, pamundësi për të paguar detyrimet monetare, ose pjesëmarrje në veprimtari politike.

Por pikërisht këto kritere duket se nuk po merren parasysh sepse:

 

  1. a) 7 aplikues nuk plotësojnë kriterin e përvojës sëpunës, mbi 5 vjet, në administratën publike, banka apo institucione financiare.

 

  1. b) 3 aplikues janë anëtarë të partive politike, ndërsa 2 të tjerë bashkëshortë politikanësh.

 

  1. c) 1 aplikues rezulton debitore e keqe në një numër kredish në bankat e nivelit të dyte.

 

  1. d) Më pak se gjysma e aplikuesve (vetëm 15) kanë punuar në sistemin bankar, qoftë edhe për periudha më të shkurtra se afati pesëvjeçar i ligjit.

Pra, pyetja që shtrohet është: si ka mundësi që në këtë garë janë futur një mumër kaq i madh personash që nuk plotësojnë kriteret, megjithëse thirja formale e Këshillit të Ministrave ishte e qartë për të ftuar vetëm konkurentë me kredenciale të plota.

Përgjigjet janë dy: ose mazhoranca po përpiqet të bëjë qoka politike siç ndodh shpesh me bordet e instiucioneve tona publike, ose në të kundërt ajo po tenton të shtrijë duart edhe mbi institucionin e pavarur të Bankës së Shqipërisë. Se cila nga këto hipoteza do të vërtetohet këtë do ta tregojë procesi që sapo ka nisur.  ©Lapsi.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *