• |
ide | kryesore

Arrestohen në Tiranë shpërndarësit e kokainës dhe kanabisit

Lajme, Të fundit



Dy shpërndarës droge janë arrestuar në Tiranë. Një 21 vjeçar banues në Çorovodë është kapur me 101 doza kokainë ndërsa një tjetër 24 vjeçar nga Farka është  arrestuar pasi në banesën e tij iu gjet një kavanoz me kanabis.

Nga seksioni kundër Narkotikëve  u arrestua: Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.

“Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.”

Në pranga ra dhe Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dozat e kokainës dhe të kanabisit

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.


2 Comments

  1. Antare te frpd se shqupit gati per sherndarje droge,ku luli pse nuk flet per keta pushta qe helmojne nxenes shkolle,dil o lul dhe flit mos fle gjume ne orar te punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *