• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën që e shfrytëzonte si prostitutë. Arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit



Një 34 vjeçar me origjinë shqiptar ka përfunduar në pranga pasi ka detyruar të dashurën e tij po nga Shqipëria të prostituonte dhe më pas të ndanin të ardhurat së bashku. Burri kishte menduar për gjithçka.

Që nga vendi i takimit, e deri tek fiksimi i çmimeve të shërbimeve të ndryshme. Ai zgjodhi personalisht klientët që do të shërbeheshin nga e dashura e tij 23 vjeçare.

Megjithatë, 34 vjeçar nuk kishte marrë parasysh diçka tjetër, mundësinë që burimi persona i të ardhurave financiare të mund të zgjidhte një “mbrojtës” tjetër për të punuar. Në fakt, për rreth dy vjet, shqiptarja kishte ndërthurur edhe një marrëdhënie me një burrë tjetër, gjithashtu shqiptar, me të cilin ushtronte të njëjtën veprimtari.

Kur zbuloi tradhtinë, 34 vjeçari u tërbua, duke dhunuar fizikisht të renë. “Ilgiornale” shkruan se ai e futi gruan në vendin ku kryente “detyrën” me klientët dhe e kërcënoi me një thikë si dhe tentoi ta mbyste me duar dhe jastëk.

Sapo burri u largua nga banesa, 23 vjeçarja lajmëroi policinë. Forcat e rendit të Torinos arritën shpejt në zonë dhe gjetën vajzën e re brenda një makine në gjendje shoku. Plagët e shumta janë dëshmi e qartë e asaj që kishte ndodhur, ndërsa gruaja tregoi gjithçka tek policët.

Ajo tregoi edhe mesazhet e shumta kërcënuese në telefonin e saj të dërguara nga tutori.

Agjentët nisën menjëherë kërkimet dhe jo shumë larg banesës gjetën shqiptarin në përpjekje për të telefonuar 23 vjeçaren. Ai e kërcënoi dhe e ofendoi atë edhe para policëve.

Ai përfundoi në pranga me akuza për shfrytëzimin e prostitucionit, rrëmbimin, lëndimet personale dhe kërcënimet serioze. Gjyqtari i gjykatës së Torinos ka vendosur paraprakisht masën e arrestit shtëpiak.

Vajza përfundoi në spital duke mjekuar plagët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *