• |
ide | kryesore

Rikthimi në politikë? Topalli: Nuk e ndjek parlamentin, por kurrë mos thuaj kurrë

Lajme, Të fundit


Ndonëse ajo është tërhequr disi nga jeta politike, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shfaqet sot në publik. Demokratja Topalli në një intervistë për emisionin ‘Rudina’, pohoi se ka kohë që nuk i ndjek më zhvillimet e Kuvendit, ndërsa shton se ndihet e zhgënjyer nga politika. Teksa u pyet lidhur me faktin nëse do t’i rikthehet politikës, Topalli tha se; ‘kurrë mos thuaj kurrë’, duke treguar kështu edhe disa nga arsyet që e bëjnë të mendojnë kthimin.

“Nuk mund të them se e ndjek parlamentin e Shqipërisë, pasi më jep një ndjenjë zhgënjimi të thellë. Më duket sikur ka një rënie në tërësinë e vet. Më krijon një ndjenjë trishtimi dhe bëj pyetjen; po pse?. Thonë se ‘kurrë mos thuaj kurrë’ (rikthimit ne politike). Nuk them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsye e njerëzore mbi të gjitha. Çdo personi në vendin tonë, kur sheh se ai po braktiset nga ata që janë jo vetëm brezi i ri, shifrat janë alarmante. Kjo është një arsye e fortë dhe e dhimbjesh për të dhënë; po mirë a duhet të bëjmë diçka?”, tha Topalli.


3 Comments

  1. Po pate ngelur me mente e Nasit, bej si te duash, por mos ia merr per te verteta sepse Nasin e kane shqyer lepujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *