• |
ide | kryesore

Vijojnë tensionet në Greqi, digjet flamuri shqiptar në Kretë (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Nuk ka të ndalur isteria dhe racizmi anti-shqiptar i grekëve pas ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës. Këtë herë pas Athinës dhe Selanikut, ka qenë një shkollë profesionale në Kretë, ku jo nga organizata politike por nga nxënës të saj është djegur flamuri shqiptar.

Gjuha dhe aktet e urrejtjes së grekëve ndaj shqiptarëve pas vrasjes së ekstremistit minoritar të dielën e kaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës vijojnë. Mediat greke raportojnë se, ditën e sotme është shënuar një tjetër episod i pakëndshëm, ku është djegur një flamur shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë, ndërsa flamuri është djegur nga disa nxënës në Rrethimo. Nxënësit e gjimnazit hynë në ambientet e shkollës duke mbajtur në duar lart një flamur grek, ndërsa këndonin himnin kombëtar dhe dogjën një flamur shqiptar.

Gjuha e urrejtjes me thirrje anti shqiptare dhe djegia e flamurit bënë që një nxënëse shqiptare të humbte ndjenjat. Që pas vrasjes së minoritarit Kacifas në Gjirokastër, në Greqi janë zhvilluar disa protesta nga ekstremistët, ndërsa është djegur në dy raste flamuri kombëtar shqiptar. Gjithashtu dje u dha një alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë, që rezultoi fals.


2 Comments

  1. Bertisni nje here -turku-turku-turku-pastaj nuk gjejne vrime ku te futen. Kete e deklaroi dhe ish ministri i jashtem grek ku e justifikoi se turqit na qenkan njerez te botes tret dhe nuk bejne hesapet se vriten ne lufte me nje fjale mos e kruani me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *