• |
ide | kryesore

I moshuari nga Bularati, pret me këngë trimërie trupin e Kacifas (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Arkmorti me trupin e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas mbërriti sot pasdite në shtëpinë e tij në Bularat. Kacifas ishte i veshur si ushtarak, ndërsa arkivoli ishte mbuluar me flamurin grek. Banorët e fshatit, familjarët dhe të afërmit kanë shpërthyer në lotë teksa automjeti erdhi në qendër të fshatit.

Një prej banorëve, sic në videon më poshtë, është duke i kënduar një këngë patriotike Kacifasit. Ndonëse ishte një ekstremist që propagandonte idetë e të ashtuquajturit Vorio Epir dhe terrorizoi fshatin me armë, si dhe qëlloi ndaj policisë, për një pjesë të banorëve dhe opinionit publik grek, ai konsiderohet si hero. Pretendimi i familjes dhe mediave helene është se ai u ekzekutua për shkak të ngritjes së flamurit grek, gjë që është e pavërtetë. Madje këto i kanë thënë edhe njerëz të njohur në Greqi. Kujtojmë deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm Pangalos apo ish-ministrit të Arsimit, Filis.

Ceremonia mortore do të zhvilloht nesër në orën 13:00, ndësa më herët do të ketë edhe një meshë në Kishën e Shën Athanasiut. Kacifas u qellua pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA 11 ditë më parë. Ai refuzoi t’i dorëzohej policisë. Ngjarja ndodhi më 28 tetor që përkonte me festën e Greqisë.


9 Comments

  1. Në vitin 1821 kur filloi Revolucioni për pavarësinë e Greqisë, një poet gjerman, (nuk e mbaj mend emrin sepse është botuar në Hylli i Dritës i viteve 30, u kushton revolucionarëve për pavarësi një poemë me titull “Skënderbeu”.

    Përkthyesit e poemës, të famshmit klerikë katolikë shqiptarë, shpjegonin se jo vetëm për shkak të numrit të madh të elementit shqiptar në këtë revolucion, por edhe se në historinë e Greqisë nuk kishte ndonjë luftëtar të madh që të ishte simbol trimërie e qendrese , poeti gjerman ia kushtoi këtë poemë Skënderbeut.

    Në historinë e Greqisë Arvanitët dhe Shqiptarët kanë shembuj heroizmash, si Marko Boçari, Xhavella , Karaiskaj e dhjetra të tjerë heronj,përkundrazi grekët kanë shembuj krimesh e masakrash ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare.

    Ky plehu që gjasme këndon, nëfakt i këndon pensionit që ju paguan Greqia, dhe jo budallalëkut të këti kamikazit injorant.

  2. Po te mos jene dakord me vendin le te zhduken legenat e greqise turp per shtetin shqipetar qe nuk mban qendrim te repte per shkelje flagrante te greqise ne punet tona , sepse ku do tjetetr te thyejne undet, dhe njehere mos e çani trapin sepse greqia eshte e mbaruar me borxhe. RRROFTE KOMBI SHQIPETAR? POR JO ME EDI RAMEN NE KRYE

  3. Normale që shovinistet grek dhe Athina zyrtare e donte të vdekur për ta bërë hero një terrorist, po shteti ynë ku është këtu, apo varja se një këngë është, 1 apo 2 flamuaj janë. Ja prandaj ikën rinia nga ky vend pasi e kanë shitur e tradhëtuar ata që kanë hyrë në zyrat e shtetit me ndihmën e miqve të Bularatit

  4. Sa eshte bere kaq ka henger buken e shqiptarit, e sot ben duane e grekut. Keta jane njerezit minoritare, qe komunizmi i trajtonte shume here me mire se popullin e vet, po ashtu edhe sot, . Keta njerez nuk kane rrespektet per vendinqe eshte shqiperi, e as per njerezit shqip foles e vendali. por ne cdo kohe jane prane greqise. Ketyre shteti duhet te mos u njohe pasaportat greke, kombesine e trasheguar, po sepse erdhen si argate per pune tek bejleret e jugut, e sot sillen si grke autoktone ne token shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *