• |
ide | kryesore

Mbërrin në Bularat trupi i Kacifas, flamuri grek i paraprin kortezhit (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Rreth orës 15:30 minuta ka mbërritur në shtëpinë e tij në fshatin Bularat trupi i ekstremistit grek Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA 11 ditë më parë. Siç shihet në videon që sjell Lapsi.al qindra njerëz janë duke shkuar drejt banesës për të shprehur ngushëllimet. Arkivoli i tij është mbuluar me flamur grek. Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër në orën 13:00. Mediat greke paralajmërojnë një pjesëmarrje me rreth 2 mijë vetë nga jashtë kufirit. Ndërkohë Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit.

©LAPSI.al 


5 Comments

  1. nese ka zot ne kete vend, te shpallet non-gratta (i padeshirueshem, shqip) cdo njeri qe kryen aktivitet kunder interesit kombetar te shqiperise…
    kjo situate eshte e padurueshme…

  2. Mos i beni shume reklame pasi gjakprishur si ai nuk merritojne respekt dhe vemendje. Kujdes dhe vemendje duhet kushtuar qellimit te tij armiqesor dhe organizatave antishqipetare, ne te cilat ka bere pjese!

  3. Ne qoftse ka mbet ndonji gazet me ndjenja shqiptarije duhet te shkruj per marveshjen e detit qoft te paren dhe te dyten personat qe kan ba keto marveshtje te denohen. Per trathti ndaj vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *