• |
ide | kryesore

Mediat greke: Nisen 9 autobusë nga Athina për funeralin e Kacifas në Bularat

Lajme, Të fundit


Të paktën 9 autobusë do të nisen sonte nga Athina për në fshatin Bularat të Dropullit, ku nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas. Televizioni grek Ant1 raporton se veç Athinës janë planifikuar të nisen edhe autobusë nga qytete të tjera të vendit. Një pjesë e njerëzve që do të shkojnë në funeral, janë nisur me automjete private. Policia shqiptare ka marrë masat për të shmangur incidentet e mundshme në Kakavijë apo në Dropull. Ekstremisti Kostandinos Kacifas u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA gjatë mesditës së 28 tetorit.

©LAPSI.al


2 Comments

  1. Ja pse e donte te vdekur athina, ta bente hero dhe te abanconte me aneksimin e territorit se te kete ne pushtet argatet e saj ne Tirane

  2. per ekstremistet suksesi arrihet permes vdekjes ,ne padrejtesi kurse per njerzit e drejte vetmbrojta arrihet ,duke u skarifikuar edhe jeten per te drejtat qe na takojne ,ne vendin tone, lejoni ekstremistet te hyjn ne shqipri ,se ashtu si hyjne do dalin budallenj se te urtit shohin punen e vet ,hakun dhe nderin qe i takon do marrin sejcili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *