• |
ide | kryesore

Varrimi i Kacifasit, policia e Gjirokastrës në gatishmëri. Agjentë të SHISH zbarkojnë në Kakavijë dhe Dropull

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Mësohet se prej pikës kufitare të Kakavijës do të mbërrijnë shumë autobusë nga Greqia.

Për këtë pala shqiptare ka intensifikaur komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull. Mësohet se në terren në Kakavijë e Dropull, do të ketë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Pala shqiptare i druhet incidenteve dhe provokimeve.

Organizata ekstremiste greke dhe nacionalistë të ndryshëm duan që ta shndërrojnë funeralin e Kacifas në një manifestim antishqiptar. Mediat greke raportojnë për rreth 2 mijë vetë që do të mbërrijnë në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kacifas. 35-vjeçari ekstremist u vra më 28 tetor në Bularat pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA. Ai nuk iu bind urdhërit të policisë për tu dorëzuar, por vazhdoi të qëllonte ndaj tyre.

©LAPSI.al 


4 Comments

  1. Të zbarkojnë të gjithë shqipëtarët patriot dhe të mos lejojmë të na nëpërkëmbin dinjitetin shtetarët tanë, të cilat na u koordinokan me direktivat dhe politikat shoviniste greke!

  2. Ora janë në vete këta sjanë në vete, po pse shteti Shqipëtar per ta bërë hero e eleminoi këtë terroristin? Tani hapur na koordinohet me politikat shqoviniste zyrtare e jozyrtare te Athines.
    Se kështu, me pasftesinë e pazotësinë që po tregojmë për të mbrojtur vatanin më mirë mos e kish qërruar, pasi dinjiteti i shqipëtarve po nëpërkëmbet rëndë, nga këto provokime të koordinuara. A thua ti ne jemi njërëz e vend i dorës së tretë, e grekërit na qënkan të zgjedhurit e zotit. Ne nuk jemi Palestina o derra të flliqur!

  3. Ai nuk iu pergjigj policise,per tu dorezuar,por vazhdoi te qelloje kunder tyre—thoni ne fjaline e fundit.Nga prezantimi qe mediat i kane bere ketij minoritari (ndese paste dhe ngushellime familjes se tij),tregohet se ai,ka qene shume i stervitur ushtarakisht,bile edhe kallacnikovin e kishte modifikuar.Eshte thene se ka qelluar mbi policine!!!! Bile pa pushim per disa ore,por neper te gjitha ekranet e TV,na kane treguar vetem nje vrime ne xhamin e pare te nje makine dhe asgje me shume.Te qellosh pa pushim mbi policine,pra edhe mbi makinat e saj,don te thote se ata-makinat duhej te ishin bere shoshe prej plumbave dhe se paku,ne mos vrare,por do te ishin plagosur edhe nje numur i konsiderueshem policesh,seepse si nje njeri -ushtarak,apo paramilitar,i shume stervitur (e thone mediat),ju mendoni se ai nuk paska patur aspak “NISHAN”,mire per policet,por as per makinat e tyre??? Mos degjoni Artanin e te inkriminuarve te policise, qe thote se shikoni pozicionin e armes qe e ka horizontal,pra nuk ka qelluar ne ajer, mbi policine, por degjoni banoret e fshatit qe thonin se ai ka qelluar ne ajer,se po te kish dashur i ndjeri te vriste police e te shoshiste makinat e tyre,te pakten ,nja dhjete te vrare,do ishin ne ate ndeshje.Pamvaresisht,nga mendimet e tija,per fshatin ,per minoritetin ,per Shqiperine apo edhe per Greqine, AI NUK KA PATUR ASNJE QELLIM TE VRISTE NJERI,por po te hetohet me qetesi dhe paanshmeri,do te gjendet aresyeja e acarimit te ti,qe shume me vone se perfundimi i festes,eshte detyruar te shkoje te marre armen,dhe te ndodhe ajo qe pame.Bile une do i thoja Artanit qe tentonte te shpjegonte,ngjarjen ,e cila i takon policise ta beje me aq hollesi,se nese do kishte dashur ,i ndjeri,qe nga Bularati,me ate arme me dylbi,ishte aq i stervitur qe me nje te shtene,mund vriste edhe Artanin,qe ndodhej ne ato momente ne Tirane,e jo me policet apo edhe forcat speciale,qe i paska patur shume me prane.

  4. Po qe na cate trapin me kete langaraqin!!! Sa shqiptare jane vrare nga greket neper male pas 90 !!! Dhe njerez hallexhinj jo si ky langaraqi . Keta copa injorantesh , nacionaliste te hajdarit, … Po c’mut nacionalisti mo..grek, shqiptar, italian apo dreq e shejtan. Sa luftra ka pare bota e sa kelyshe bastarde kane rjedhur nga keta luftra ne mijra vjet… e hajde tani thuaj qe un jam homogjen grek, shqiptr , turk , gjerman ..etj..VK!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *