• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, Dick Maty mohon deklaratat në mediat serbe

Lajme, Të fundit


Zyra e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, ka mohuar që Marty të jetë deklaruar rreth Gjykatës Speciale, ashtu siç kanë raportuar mediat serbe.

Siç shkruanin sot agjencitë e lajmeve ‘Tanjug’ dhe ‘B92’, Dick Marty kishte deklaruar se “është optimist se shumë shpejt Gjykata Speciale do t’i arrestojë ata që në Kosovë njihen si ‘peshqit e mëdhenj’”.

Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga zyra e Martit, duke thënë se ai nuk ka dhënë deklarata të tilla rreth Gjykatës Speciale.

“Z. Marty nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, dhe as nuk është duke planifikuar që të flasë për këtë çështje në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *