• |
ide | kryesore

Vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, Meta dekreton procedurën për zëvendësimin e Altina Xhoxhaj

Lajme, Të fundit


Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtares, Altina Xhoxhaj.

Altina Xhoxhaj u largua nga sistemi për shkak të vettingut. Me 24 tetor, Kolegji i Pavarur i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të datës 3 maj 2018 që vendoste shkarkimin e gjyqtares.

Hetimi administrativ mbi pasurinë e Xhoxhajt ne KPK konstatonte se nuk justifikohej origjina e të ardhurave për disa prona si dhe kishte mosjustifikim të të ardhurave edhe për bashkëjetuesin e gjyqtares i cili sipas Komisionit mbante më shumë lekë kesh sesa i lejonte ligji.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *