• |
ide | kryesore

Dikur e mbronte me çantën e zezë nëpër studio, sot e sulmon. Braho: Me këtë logjikë Meta mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar

Lajme, Të fundit


Dy vite më parë ishin pjesë e së njëjtës forcë politike, ndërsa sot Spartak Braho dhe Ilir Meta ndajnë qëndrime krejt të kundërta sa i përket debatit kushtetues, nëse Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë një propozim për ministër të kryeministrit ose jo.

Në një reagim për “Gazetën Shqiptare”, deputeti socialist, Spartak Braho, në cilësinë edhe të një njohësi të mirë të ligjit, e quan të padrejtë refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Sandër Lleshit.

Sipas tij, akti i dekretimit nuk është çështje bindjesh, por kërkesa dhe referenca kushtetuese, të cilat sipas tij, mungonin në rastin në fjalë. Ai thekson se me këtë argument, kreu i shtetit mund të refuzojë nesër edhe propozimin e mazhorancës qeverisëse për emërimin e kryeministrit.

“Me këtë logjikë, presidenti mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar, gjë që s’është normale. Nuk ka asnjë pretendim nga presidenti që Sandër Lleshi nuk plotëson kriteret, nuk ka shprehur as mendime që lidhen me aftësitë profesionale, morale dhe politike të tij”, shprehet Braho.

Replika

Duke replikuar në distancë me Presidentin Meta, Braho u shpreh se diletantë janë këshilltarët e kreut të shtetit, të cilët në refuzimin që i bënë kandidaturës së Lleshit nuk arritën të sjellin asnjë argument ligjor.

“Në vazhdimësi antidekretin e presidentit e kanë gjykuar si anormalitet dhjetëra juristë e konstitucionalistë profesionistë. Nuk bëhet fjalë për diletantë, siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetuese, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltarëve të këtij niveli dukej qartë, për shkak të mungesës së argumenteve dhe aq më tepër të referencave kushtetuese për arsyetimin e refuzimit. Ky ishte diletantizëm ashiqare.


13 Comments

  1. Keshtu e kane keta monstrat hane koken me njeri tjetrin per karrike keta shesin familjen ,vellain ,motren ,gruandhe nene per ate cope karrike dhe per te mbrojtur idealet e partise

  2. Nje reptil fosile qe neverit kudo qe shkon qe nga serveri tatimeve Gjermani vellai Durim Bamit mbrojtja e metes 21 janar benzines qe i hidhte zjarrit ne 1997. Turpi opozites sotme po nuk e hetoi te parin kur te vije ne pushtet. Camorrist.Gaforre Akrep.

  3. Kete kabinet qeveritar,do ishte shume mire,te mos ishte dekretuar qe ne fillim.Dhe ne te ardhmen te kene mendjen Preidentet e te mos dekretojne monstra te tilla sic i kemi sot,ku disa po bejne kerdine me ligjin dhe me shtetin,dhe te tjeret,bejne sehir dhe mbeshtesin te paret.Te gjithe se bashku,e ropen vendin,u pasuruan vete,futen ne borxh popullin e varfer per gjithe jeten dhe e kriminalizuan Shqiperine.

  4. Akoma ka dhjamin komunist, e postin si prokuror, ne sherbim te mafies se kuqe, por e kethyer ne sektin rilindje, me permbajtje qelbesira.

  5. E shihni ne dore te kujt eshte shqiperia keto 30 vitet e fundit. Ku eshte rinia e ketij vendi te marri fatet e veta dhe te ardhmen e atdheut ne dore. Apo endet deshperimisht rrugeve te kurbetit pa adrese dhe shprese. Po perse..? Mos ndoshta shoqeria jone eshte e perçare dhe e manipuluar, i eshte futur frika ne palce pasi nepermjet varferimit dhe frikes çensurohet dhe kontrollohet lehte. Shqiperia eshte kthyer nje shtet i kapur mafjoz, i cili dirigjohet nga interesa personale dhe antikombetare te huaja. Nese nuk rreagohet shpejt, te gjitha faktet dhe tregueset flasin se brenda 15 viteve te ardhshme veshtire se do kete shqiperi

  6. drakulla rusosebogreke e rames braho.
    ter qevrin e ps e ka me serbovllehogrek qelbesira rama si: majko,milena harito,braho,kumbaro,ruqi,quko,vasiliki,milo,braqe,natarko,kliqko,nano etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *