• |
ide | kryesore

Dosja 339, PD: Prova që çon në burg Vangjush Dakon qëndron e kyçur

Lajme, Të fundit


Partia Demokratike vazhdon deklaratat e saj kundër kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Deputetja Albana Vokshi tha sot se “Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339””.

“Vangjush Dako autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat,” tha Vokshi.

Sipas saj, “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”.

DEKLARATA

Dosja  “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj  që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.  Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më:

•          Se zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,

•          10-15 deputetë u blenë nga krimi,

•          Se ky Parlament është i paligjshëm dhe

•          Se Edi Rama është një kryeninistër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”!

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!


5 Comments

  1. na keni ca trapin me dakon, kshu bete dhe me tahirin e dolet bllof nga gjykata italiane tu e nxjerr te pafajshem, o flisni kur ti rrasin ne burg o mbylleni halen

  2. gam gam gam gam gam gam gam …

    PO NA CANI TRAPIN… Jeni bere si gore . Ne nje vrim i bini . E pate qe ju doli huq me Ballen.. ( per gati nje muaj , cdo dite BALLA ,, BALLA,, BALLA,,, ) , saqe dhe ne Bruksel tallen bythen me ju per punen e Balles… tani filluat me Dakon..

    Keni rene shume poshte.

  3. O Bert–autiku-nuk i dime akoma ne te partise keto gjera u bere ti pederast qe komenton brockulla duke shkruar te njejtat fjale.

  4. Tahiri do shpallet hero .Kush shkaterron policine me afera krimin ale dhe me plumba si Kacifas behen heronj Se keshtu e duan morrat e kuq au tike.

  5. Banditizmi, dhe ata qe mbrojne banditet, jane bashkerisht kriminele, se te mbrosh Tahirin, Dakon, keshtu si na e thone keta filizat e kuq ketu, i bie qe drejtesia, e organet ligj zbatuese, jane servilosur, e pushtuar, e futur ne sqetull nga diktatori psikopat, i qorruar nga mendja, e sfazuar. Andaj edhe keta flasin me sigurine e ketij pushtuesi, qe na mbrojne krimin, e drogmenet, e tere maskaralleqet rilindase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *