• |
ide | kryesore

‘Lleshi’, reagon Kryeministria: Meta s’na kërkoi sqarime herën e parë

Lajme, Të fundit


Pas qëndrimit të ri të Ilir Metës ku lihet e hapur mundësia për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, ka reaguar Kryeministria, përmes një deklarate të drejtorit të Konunikimit, Endri Fuga. Më poshtë deklarata e plotë.

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, e pershendet perpjekjen e Presidentit te Republikes, Ilir Meta, per te kerkuar “pergjigje te qarta, te plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çeshtjeve”, qe sipas tij, Presidenti i Republikes, “nuk mundi te sqarohej heren e pare, pavaresisht nga perpjekjet e tij te vazhdueshme per bashkepunim”, siç shprehet Presidenti permes zedhenesit, lidhur me dekretimin e Ministrit te Brendshem.

Duke nenvizuar se “herën e pare”, Presidenti i Republikes nuk ka kerkuar asnje lloj sqarimi nga Kryeministri, perkundrazi ka qene Kryeministri qe i ka kerkuar nje takim sqarues Presidentit, pas letres se derguar nga ky i fundit per te shprehur refuzimin e paargumentuar te gjeneral Sander Lleshit, si Minister i Brendshem, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do te marre pergjigje te qarta e te plota, lidhur me pyetjet e tij te derguara shkreserisht.

Jo vetem kaq, po ne funksion te adresimit shterrues te problemit, që Presidenti i Republikes nuk e ka ngritur si problem ne biseden me Kryeministrin, por e ka ngritur shkreserisht, ne forme pyetesori drejtuar Ministres se Mbrojtjes, vetem dje, Presidenti do te marre bashke me pergjigjet edhe nje zgjidhje shterruese, e cila nuk le me asnje shteg per interpretime te asnje lloji. Per asnje pale.

Duke shprehur besimin se ne kete proces te ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalen e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikes, nuk do te kete asnje arsye te lekundet ne bindjen e vet per respektimin e Kushtetutes dhe do ta dekretoje Ministrin e Brendshem, Kryeministri i Shqiperise do te bashkepunoje me durim e me perkushtim te plote me Presidentin e Republikes, per ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese qe ka sjelle e shtuna e shkuar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *