• |
ide | kryesore

VIDEO/ Protesta te ‘Astiri’, momenti kur goditet me grusht kameramani

Lajme, Të fundit


Ka degjenderuar në dhunë protesta e banorëve në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë. Pasi ata kanë bllokuar rrugën për disa minuta, kjo ka sjell acarimin e shoferëve. Njëprej tyre ka goditur me grusht një nga kameramanët që po filmonte. Shoferi i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos të filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht, si dhe i ka thyer kamerën. Banorët protestojnë prej disa ditësh pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishje të banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës. Ata kërkojnë dëmshpërblim dhe thonë se shtëpitë i kanë në proces legalizimi.

©LAPSI.al


2 Comments

  1. ME TE VERTET ME VJEN KEQ PER ATE GAZETAR. POR ATA BANORET TE MOS HARROJNE SE SE KANE VOTUAR ME PLOT QEF KETE QEVERI DHE KETE KRYETAR BASHKIE DHE TANI TA GEZOJNE POR RENDON EDHE TEK TE TJERET SE ATA MIRE E KANE KY KRYETAR BASKIE QE VETEM KJOSKA MBJELL VETEM PALLATE BJELL DHE PALLATET NJE DIT DO TI JAPIN ME PPPL DHE POPULLI DO PAGUAJ TAKSEN PER KETA PALLATE SE DIHET KUSH I NDERTON KY KRYETAR BASHKIE QE DASMEN JA BENE NENA KY KRYEBASHKIAK QE ME KUJTON GRISELDEN E KAVAJES.

  2. Si nuk vajti nje ne Bularat kur shqipetarve u perdhos dinjiteti, apo ska ngel me shqipetar i urbanizuar ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *