• |
ide | kryesore

A do ta votojë PS, Vitore Tushën për kryetare të KLSH? Përgjigjet Taulant Balla

Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta propozoi anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha për postin e kryetares së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit në kulmin e përplasjes me mazhoracën për rastin “Lleshi”. Kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla tha se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës.

“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisioni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës ne funksionet që ka mbajtur.

Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë per shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa as nxitim”, – tha Balla.

I pyetur për çështjen “Lleshi”, Balla tha se Kushtetuta është shumë e qartë.

“Kjo çështje ka pas një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri. Për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e presidentit sepse kushtetuta është shumë e qartë”, – tha Balla.

Tusha është kandidatja e përzgjedhur nga presidenti Meta, mes 34 pjesëmarrësve të tjerë në këtë garë. Tusha është pretendente për të zëvendësuan Bujar Leskajn, të cilit në dhjetor të këtij viti i mbaron mandati. Leskaj deklaroi publikisht se nuk do të garonte më për këtë pozicion.


1 Comment

  1. pun palle e votuan a jo,kafsh,lop,dele,derra,kazan ka me gjykuar.kuj i behet von ne qelbsiristan,enveristan e ramastan denohet nji apo lirohen 10 kriminel,mut popull i lindur nga mut stalini.po te kishin qen njerz do lidheshin me amerik,angli,kanada etj e jo me serborusosllave erdogan osmanlinj.krymba qenefi qe nji vrases i pa shkoll si frroku e edvin shizofren rama ju behen deputet me dy vite shkoll nate ne arte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *