• |
ide | kryesore

PD: Dënimi ndaj Shullazit nuk është i plotë, të burgoset edhe anëtari politik i bandës, deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lajme, Të fundit


Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e bandës së Emiljano Shullazit, ka reaguar Partia Demokratike. Përmes një deklarate PD thotë se banda e Emiljano Shullazit është fajtore e disa vrasjeve, trafikut të drogës dhe shkatërrimit të pronës me eksploziv. Por sipas PD-së dënimi ndaj këtij grupi kriminal do të ishte më i rëndë nëse nuk do të kishte mbështetjen e qeverisë.

Në deklaratën e saj opozita thekson gjithashtu se dënimin ndaj bandës nuk është një betejë e fituar plotësisht pasi në burg duhet të jetë edhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, anëtari me pushtet politik i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Deklarata e plotë:

Sot gjykata dënoi bandën e Emiljano Shullazit, që u arrestua vetëm falë denoncimit dhe betejës së pandërprerë të PD, si dhe mbështetjes së SHBA.

Nëse Emiljano Shullazi dhe banda e tij, nuk do të kishin mbështetjen e Qeverisë së Edi Ramës, dënimi i bandës do të ishte sot shumë më i rëndë. Ata nuk do të ishin dënuar vetëm për gjobëvënie, por edhe për krime të tjera të rënda, që janë lënë pa zbuluar, pasi policia dhe drejtësia kanë mbyllur sytë.

Kjo bandë është autore e disa vrasjeve, e trafikut të drogës, shkatërrimit të pronës me eksploziv, grabitjes së pasurive të paluajtshme. Në vend të dënimit të merituar, Edi Rama i ka dhënë pushtet edhe në burg Emilano Shullazit për të emëruar deputetë, drejtues të institucioneve vendore e qendrore.

Dënimi i bandës së Shullazit është një betejë ende e pa fituar plotësisht.

Prapa hekurave duhet të jenë edhe anëtari me pushtet politik i bandës, deputeti i PS Jurgis Çyrbja.

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se deputeti Jurgis Çyrbja ishte një anëtar aktiv I bandës së Shullazit dhe informonte bandën për hetimet e prokurorisë.

Shqiptarët presin sot përgjigje nga prokuroria: kur do të arrestohet dhe të vihet përpara drejtësisë Jurgis Çyrbja, si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit?

Po Edi Rama dhe Saimir Tahiri a do të hetohen dhe të vihen përpara përgjegjësisë për mbështetjen shtetërore që i kanë dhënë bandës së Emiljano Shullazit?

Drejtësia do të bëhet e plotë!

Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Jurgis Çyrbja, shumë shpejt do të kenë fatin e Shullazit!”


2 Comments

  1. ahahaha

    keta po bejne , prokurorin dhe gjykatsin tani.. Keta vendosin kush duhet dhe kush nuk duhet te burgoset.

    Kaq te trashe te jene valle ?

  2. Jeni bere kaps tani me burgosjen e shullazit ju PD,ju ka ikur nje finacues direkt i saliut,kapsllikut i behet derman vetem me ilace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *