• |
ide | kryesore

Policët vjedhin testin e provimit për gradën ‘Komisar’, drejtori shpall të pavlefshëm konkurrimin

Lajme, Të fundit


Fenomeni i vjedhjes është shfaqur edhe në Policinë e Shtetit. Dhe jo në nivele baze të saj por në punonjës policie që konkurronin për gradën Komisar. Në datën 7 nëntor rreth 400 punonjës policie në ambientet e Akademisë se Policisë konkurruan për gradën Komisar ku iu nënshtruan një testi quiz me alternativa.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidate kishin marrë më shumë se 70 pikë dhe u shpallën fitues. ‘BalkanWeb’ mëson se duke u nisur nga piket e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se testit, Drejtori i Përgjithshëm i policisë e shpalli Ardi Veliu ketë konkurrim te pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marre nga aplikontët para nisjes se konkurrimit.

Për këtë arsye konkurrimi u shpall i pavlefshëm dhe do te përsëritet edhe një here me datën 15 nentor. Për te shmangur te njëjtin fenomen tek konkursi per gradën Kryekomisar qe u mbajt me 12 nëntor testi u ndryshua pak para fillimit te konkursit ku vetëm 40% e pyetjeve ishin quiz kurse 60 % e tyre kërkonin përgjigje te argumentuar./bw


4 Comments

  1. Keta ne rastin me te pare e tregojne veten qe jane te padrejte dhe hajduter ordiner . Dhe te mendosh qe keta do na ruajne nga hajduterit dhe kriminelet eshte kulmi .

  2. Ne polici -hajdutet dhe rrugecrit- jane mbledhur qe kur ardhi -lartmadhnia-edvin skizo-psikopati-ne pusht-et.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *