• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kokaina e kapur në Greqi dhe lidhja me vrasjen e “bosit” nga shqiptarët

Lajme, Të fundit



Mediat greke zbulojnë detaje të reja rreth operacionit të koduar “Impacto 444”, i cili u zhvillua njëkohësisht në Ekuador dhe Greqi ku u bllokuan 382 kg kokainë. Lënda narkotike ishte nisur me një velierë nga Ekuadori, do të kalonte nuk Greqi, por destinacioni i saj ishte Australia. Kjo ka bërë që autoritetet greke të hedhin dyshime se ky operacion ka lidhje edhe me vrasjen e biznesmenit greko-australian Janis Makris. Vrasja e 46-vjeçarit dyshohet të jetë bërë nga ky grup i strukturuar kriminal.

Viktima ishte konsideruar si një nga krerët e mafias së drogës në Australi. Mediat hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar. sipas të njëjtave burime kokaina e sekuestruar ishte porositur nga mafia shqiptare për shkak se në pranga ka rënë edhe një shqiptaro-grek me emrin Ilia Papa. Operacioni për goditjen e trafikut të drogës ka çuar deri tani 11 persona në pranga, mes tyre dy vëllezër shqiptarë. Pazaret e drogës dhe konkurrenca dyshohet si një ndër pistat kryesore, e cila ka çuar në ekzekutimin e 46-vjeçarit. ©LAPSI.al

Rezultate imazhesh për Impacto 444 Rezultate imazhesh për Impacto 444

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *