• |
ide | kryesore

Dëmshpërblim 100% për banorët e Astirit/ Rama: Jo. Zaptuan pronën e përbashkët

Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ketë dëmshpërblim 100% për banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re, të cilët nuk i kanë banesat e legalizuara dhe kanë ndërtuar në pronë të përbashkët.

Ai u ka bërë thirrje banorëve që të hapin rrugën dhe të mos protestojnë, ndërsa ka shtuar se në këtë mënyrë janë duke turpëruar veten dhe po bëhën “mish për top” për opozitën.

“Të thonë që kemi fut letrat për legalizim nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin. Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë? Mbi cilin ligj? Me ç’të drejtën morale? Nga ku? Nga buxheti i shtetit? Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj.?

Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë?

Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen, dhe të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i opozitës”, u shpreh Rama.


8 Comments

  1. Po si u the ne fillim te fushates ne 2013 -te o mashtruesi i pa skrupullt ,o njeriu me kartele dhe cfare po ju thua sot o skizofren .

  2. Por ti mor legen the qe do ti marrin 100%.Po ske faj ti se ste skuqet me fytyra per genjeshtrat,mashtrimet dhe hajdutlleqet qe ben.

  3. Po z. Rama
    Jam shume dakord me Ju,kur thoni se nuk duhet demshperblimi i padrejte nga buxheti i shtetit ( dmth nga i yni, se ne e i paguajme tasat )
    Por nuk ja dakord fare me Ju, kur nga buxheti yne ia jep leket , me shumice , Salillarit, Lal Shefqetit, apo dikujt tjeter.
    Kjo eshte me e rende se sa te demshperblesh nje prone pasi prona ekziston realisht, ndrsa punimet me pagaesa te fryra nuk ekzistojne realisht

  4. Pse i lejoi shteti te ndertonin? Do thuash ti qe nuk kam qene une ne shtet po per koncensionet qe nuk i hoqe Berishes ishe shtet?
    Nejse…, po qe do te qihet Nena, Linda dhe kalamajte kjo eshte e sigurte. Kush je ti mer bythqir te besh me 40.000.000 euro 2 metra rruge? Kripe ne mish do te fusim

  5. Po o burre kurve po ne 2013 cfar premtove po ju keni zaptu cdo gje keni vjedh masakru gjithcka gjith gjakun e djersen tone por mos ki merak fundin e ke te afert e sdo arrish ta realizosh vjedhjen gjigande burgu te pret o maskara.

  6. Perfundimisht ky eshte lindur me shpirt katili, e vazhdon po katil e kriminel, i pa ndreqeshem. Ketu kemi te bejme me cmenduri,,,,,a do i gjindet dermani ketij hajduti mafioz e diktator pushtues qe po mbyt nje popull?

  7. Kur flet ky per ligjin,qe e ka shkelur me qindra here me ato ppp e famshme me miliarda euro abuzime,me taksat e Shqiptareve dhe nga krahu tjeter do te nxjerre njerezit nga shtepite e tyre.Legalizimet i ka bere sipas qejfi ,ky eshte i joni ta marre legalizimin,ky tjetri i armikut .Perçaresi me i madh iShqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *