• |
ide | kryesore

Kundërshton me dhunë policët, arrestohet i riu në Shkodër

Lajme



Një 34 vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë për kundërshtim me dhunë të punonjësit e policisë.

I arrestuari është Ervis Paçrami, banues në lagjen “10 Korriku”.

“Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagjia “Qemal Stafa” në Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit” thuhet në njoftimin e policisë.

Shoqërimi i shtetasit të lartëpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *