• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë, dy të vdekur në Fushë Krujë (Emrat)

Lajme, Të fundit


Një aksident i rëndë me dy të vdekur është shënuar në Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15: 30 në fshatin Bura të komunës Nikël.

Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se makina ka humbur kontrollin dhe pasi ka dalë nga rruga është përmbysur.

Viktimat mësohet se janë drejtuesi i mjetit I.Malja, i cili mendohet se ka pasur probleme shëndetësore dhe pasagjerja L.Malja.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik, që i mori jetën dy personave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *