• |
ide | kryesore

Aksion anti-drogë në Sarandë, kapen 32 kg drogë, 3 në pranga

Lajme, Të fundit


Policia ka sekuestruar rreth 32 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe ka vënë në pranga 3 persona në Sarandë.

Pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, policia konstatoi se në makinën tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., në bagazh u gjetën 32 kg kanabis.

Efektivët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:
Suel Çapuni, 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë. (foto kryesore)
Aldo Pata, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).
Ergis Kalemi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).

ALDO PATA

Aldo Pata

U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip “BMë”
• një automjet tip “Mercedes Benz”
• 5 aparatë telefonikë celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Sarande Operacioni


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *