• |
ide | kryesore

Deputetët përplasen me policinë, Prokuroria kërkon burg për 6 protestuesit e Unazës së Re

Lajme, Të fundit


Në Gjykatë ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar pas protestës tek parlamenti. Deputetët e opozitës kanë debatuar me policinë pasi kanë tentuar të hyjnë në Gjykatë dhe fillimisht nuk janë lejuar. Por më pas ata kanë hyrë në seancën për masën e sigurisë.

Deputetët e opozitës të pranishëm në seancë janë Aldo Bumçi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari dhe Silva Caka.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn. Ndërsa për 5 të tjerë prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Protestuesit janë akuzuar për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, por edhe për prishjen e qetësisë publike e kryer në bashkëpunim.

Nga përleshja e të enjtes së kaluar para godinës së Parlamentit mbetën të lënduar 15 policë, mes tyre edhe efektivja 24-vjeçare, Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur nga protestuesit. Ndërkohë jashtë Gjykatës familjarët e personave të arrestuar, banorë të Unazës së Re kërkojnë lirimin e tyre duke akuzuar kryeministrin.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *