• |
ide | kryesore

Detaje/ Taullahu u largua dje nga spitali i shoqëruar nga policia (FOTO)

Lajme, Të fundit


Saimir Taullahu është mjekur mbrëmjen e djeshme në spital dhe ka ikur në orën 20:30 nga aty. Burime të lapsi.al bëjnë me dije se ai është larguar me dëshirën e vet nga spitali.

Taullahu është shoqëruar nga policia.

Uniformat blu njoftuan se në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të 47-vjeçarit Saimir Taullau, 47-vjeç, banues në Lushnje.

“Për pasojë ai ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar” – thuhet në njoftimin e policisë.

I plagosuri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i denjuar bashkë me Laert Haxhiun për ngjarje që lidhen me përplasjet me bandën e Aldo Bares. Haxhiu është personi që dyshohet se kreu atentatin në Lushnje para një viti. Dyshohet se Taullahu ka financuar dhe mbrojtur Laertin Haxhiun pas vrasjes së kryer një vit më parë. Nga të dhënat e para thuhet se i plagosuri është në spital në gjendje të rëndë. Lapsi.al sjell pamjet e lokalit të bërë shoshë nga plumbat.

Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. ©LAPSI.al  


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *