• |
ide | kryesore

Presidenca ngjyroset portokalli/ Meta: Jo amnisti për dhunuesit

Lajme, Të fundit


Presidenca është ngjyrosur portokalli mbrëmjen e sotme dhe arsyeja është shumë e fortë.  Njoftimin e ka bërë me hërët Presidenti Ilir Meta në një status në “Facebook”, ku jep një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Në ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj grave dhe vajzave Meta thotë se dhuna ndaj tyre nuk është burrëri por dobësi. Për këtë arsye Presidenca i bashkohet fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, ndërsa Meta deklaron i prerë se nuk do të amnistojë në fundvit asnjë të dënuar për dhunë në familje.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.
Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”.

Meta Fb


1 Comment

  1. Ta kishe bere -Mavi-more Like Floriri.Po nje skotke qenkan keta majtistet vetem te bojatisin dhe c’bojatisin institucionet duke i bere leket -boje-ne emer valle te nje kauze-dhuna ndaj grave-kur njerzit nuk marrin dot nje ndihme ekonomike te hane nje kafshate buke po germojne kazaneve te plefrave per te gjetur ndonje kore buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *