• |
ide | kryesore

Basha: Po, kishte oligarkë në paradhomën e PD-së që prisnin favore

Lajme, Të fundit


Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se në paradhomat e Partisë Demokratike kishte nga ata oligarkë që përpiqeshin të merrnin favore. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në “News24” Basha pohoi se opozita po përpiqet që të shkatërrojë sistemin që është ngritur dhe është konsoliduar nën drejtimin e Ramës. Mes të tjerash ai tha se në rrethin e tij të bashkëpunëtorëve nuk ka kriminelë.

Krasta: Ju, në rast se situata politike në Shqipëri do të ndryshojë, dhe ju do kishit nesër fuqi qeverisëse në këtë vend, ju nuk do t’i merrni këta oligarkë inat, se ju keni patur nevojë për ta dhe do të keni edhe në të ardhmen. Oligarkët janë aty gjithmonë.

Basha: Ky është thelbi i betejës. Thjesht largimi i Edi Ramës nuk është zgjidhja e problemit. Ne duhet të shkatërrojmë sistemin që është ngritur dhe që është konsoliduar nën drejtimin e tij, por është ngritur prej kohësh, për të cilin mbajmë përgjegjësi edhe ne si Parti Demokratike. Disa prej këtyre oligarkëve rrinin në paradhomat tona, përpiqeshin të merrnin favore, disa edhe ia dolën të merrnin favore dhe për këtë ne kemi reflektuar. Na është dhënë shansi të reflektojmë kur shqiptarët na kanë nxjerrë me votë në opozitë. Sot detyra jonë kryesore është t’i bindim shqiptarët, se ajo që do bëjmë së bashku nuk është thjesht zëvendësimi i një partie me një parti tjetër, por shembja e këtij sistemi, ku janë fokusuar në një interesat politike, kriminale dhe oligarkike, dhe ndërtimi i një sistemi që funksionon njësoj si në vendet e Evropës. Ku ikin shqiptarët? Ku kemi një ekzekutiv që përgjigjet para një parlamenti, një parlament që përgjigjet para popullit dhe një drejtësi që gjykon pa trysni dhe nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.


6 Comments

  1. Oligarket e sotem u trasheguan nga PD.Po ata do jene prap neser ne paradhomat e pushtetareve me te fuqishem se dikur. Ne cdo 4 vjecar shumfishojne pasurine. Luli me carter shkoi ne Stamboll per te festuar ditelindjen e oligarkut se bashku me pushtetare e oligarke te tjere.Prandaj mos na beje premtime idiote.Jemi mesuar me keto premtime qe i harrojne te gjithe qe diten qe marrin karrigen

  2. Ky nuk ka kriminel rreth vetes,vetem para dy javesh u arrestuan bandit trafikant miq te lulit ta dale foto ne zyren e tij,I fundit me titull Dok shkencave I arrestuar per llogari te italise,keshilltar I ekonomise I lulit,sa per ologarket kete cunin lul e kthejne ne nul

  3. Po erdhi po po erdhi ky ne pushtet. Do u ndroj emrin nga oligark do i quaj mireberes, mirebersit qe punesojn njerez. Ah more plere qe na tregon perralla dhe na ben si i penduar.

  4. O Lul karafili,
    ti duhet te ndergjegjsohesh per intelektin tend qe mbart.
    Sa here qe ke qene me pushtet apo ne krye te nje institucioni ke treguar se je pa vizion dhe i paafte .
    Kujdes! Ruaj sensin e mases!
    Prandaj nese do te jetosh jeten tende, para ke bere, dyshtetsi ke, mbylle karieren politike, zer ndonje “qoshe” nga Europa futi ndonje pordhe dhe meri ere, dhe……ke per te pare se sa do lumturohesh.

  5. Ata bq ishin qe ne 2001, me PS. Pasi ju kthyen shpinen ne 98 sepse ishin tuajt. I moret prap ne 2005, jua kthyn shpinen ne 2013. Problemi eshte pse i pelqyet/ pranuat ne 2005? Kush garanton se nuk i merrni prap ne 2031???

  6. bej ndryshimet brenda vetes,ndrysho koodin ,krijo besim dhe fito. ndryshe aty do jesh edhe kur mjekren ta keshe te bardhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *