• |
ide | kryesore

DW: Komandot shqiptarë të kthyer nga misionet, të përfshirë në 26 krime

Lajme, Të fundit


“Ish-ushtarakë shqiptarë të kthyer nga misionet paraqesin shenja posttraumatike”. Kështu thuhet sot në një kronikë të Deutsche Welle.

Sipas medias gjermane, vitet e fundit ka pasur raste të përfshirjes së këtyre ushtarake në ngjarje kriminale. Studimi i Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim rendit 26 raste kriminale, grabitje bankash, vrasje, përfshirje në organizata kriminale.

Redion Qirjazi e ka hulumtuar këtë kategori dhe ka intervistuar prindërit e të ndjerit Maringlen Bramati. Nënoficeri i Forcave Komando, Maringlen Bramati u vetëvra pesë vite më parë. Ai kishte shërbyer në 5 misione paqeruajtëse, në Irak, Çad dhe Afganistan dhe kishte përjetuar dhe vdekjen e shokut të tij Feti Vogli.


4 Comments

  1. komandot shqiptare jane elita e Forcave te Armatsoura Shqiptare dhe kerrkush nuk do mundet tu hedhi balte mbi profesionalizmin, vlerat, ndershmerine dhe kontributin qe ata kane dhene dhe japin ne misionet jashte vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *