• |
ide | kryesore

Goli i Muntari ju kujtohet? Galliani: “Po të kishte VAR…”

Sport, Video



Adriano Galliani, drejtuesi i Monza dhe ish-Administratori i Deleguar i Milan është i përqendruar tek klubi i tij i ri, por e ka gjithnjë Milan në zemër. I intervistuar nga Pressing, Galliani është kthyer të flasë për episodin që ndodhta do të kishte ndryshuar rrjedhën e futbollit italian. Në përplasjen titull të 2012 mes Milan e Juventus, kuqezinjve iu anullua një gol i Muntari, edhe pse topi kishte kaluar dukshëm vijën e portës, përpara se Buffon ta nxirrte jashtë.

“Nëse në atë kohë do të kishte pasur VAR ndoshta historia e futbollit italian do të kishte ndryshuar. Por është e kotë të flasësh për të shkuarën, shohim përpara”.

Ai gol i anulluar i lejoi bardhezinjve të fitonin kampionatin e tyre të parë, pas skandalit të Calciopolit, duke nisur kështu dominimin total në Itali.

https://www.youtube.com/watch?v=QXvFDg5lQS0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *