• |
ide | kryesore

Kanye West mer me qera një prej avionëve më luksoz (Foto)

Paparazzi, Slider



Të gjithë tashmë e dimë se reperi Kanye West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian nuk dinë të kursejnë kur vjen puna tek rehatia e tyre. Por së fundmi West duket se e ka tejkaluar veten duke lënë pa fjalë edhe vetë partneren e tij.

Artisti i famshëm i cili do të udhëtojë për “kush e di se ku”, së fundmi ka marrë me qira një prej avionëve më luksozë në të gjithë botën, një Boeing 747, që është konkretisht avioni i pestë më i shtrenjtë në të gjithë botën me një vlerë prej 153 milionë dollarësh, duke lënë pas edhe Boeing-un 757 privat të Donald Trump.

Kim Kardashian e ka dokumentuar ngjitjen e tyre në bord në Instagram dhe duket qartë që edhe për të, kjo është një çmenduri.
“Jo ndonjë gjë e madhe, thjesht një 747 privat. Kështu i bën gjërat ai tani, vetëm me 747-a! Unë as nuk kam dëgjuar ndonjëherë për këtë, po nejse…”-shprehet me humor Kim teksa i referohet bashkëshortit të saj Kanye West si të ishte duke folur për kikirikë.

Teksa ngjitet në bord, Kim tregon ambientet e brendshme të avionit superluksoz ku bien në sy dhomat e bollshme me shtretër komodë e ambiente të tjera qëndrimi, që të krijojnë idenë e një hoteli fluturues.

“S’kam qenë kurrë në një të tillë!”-shprehet e mahnitur ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, duke shtuar më tej se ajo dhe Kanye kanë marrë me vete dhe trajneren e tyre të fitnesit në mënyrë që të bëjnë stërvitje ndërkohë që udhëtojnë drejt destinacionit të largët për ku janë drejtuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *