• |
ide | kryesore

Kërcënimet e Ramës për BE-në, Lubonja: Streha e fundit e horrave…

Lajme, Të fundit


Fatos Lubonja komentoi sot nga studio e lajmeve në News24, takimin e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës. Kërcënimin e Ramës ndaj Europës, Lubonja e quajti “strehë e fundit e horrave” për të dalë si nacionalist mbi gjithë këto probleme që i ka shkaktuar vendit.

“Një kërcënim që i bëhet Europës, është një deklaratë shqetëusese po bën pjesë në atë që unë e si streha e fundit e horrave. Sa herë kanë problemet me shqiptarët për shqiptarët fusin këtë idenë e Shqipëisë abstrakte. Meqë këta punojnë tërë kohës kundër shqiptarëve, flasim për Shqipërinë e madhe. Problemi që është këtu sot, por dhe në Kosovë, është se shqiptarët po ikin për shkak të këtyre. Ku bashkohen këto dy pika? Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë këta, as serbët as grekët. Po të mos ishte sot Europa, kufiri i Serbisë mund të ishte deri në Kukës.

Ky i thotë Europës tani, nëse ju nuk na pranoni, ne bashkohemi vetë. Këto janë kërcënime që hapin probleme më shumë,” tha Lubonja.

Gjuha e ashpër ndaj Europës lidhet me tensionimin e situtatës këtu në vendin tonë?

“Po pa dyshim është një stresë për këto që po bën këtu. Tani duke dalë me këto gjëra, shpenzojnë dhe paranë tonë publike dhe shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve, dhe tërheqin vëmendjen. Pronat nuk duhen shembur pa u kompesuar,” u shpreh ai.

A është moment delikat për Shqipërinë lidhur me negociatat

“Celja e negociatave është e rëndësishme vetëm për propagandën e Ramës. Gjasme për punën e tij. Por se ça po bën ai, e dimë ne nuk e dinë europianët. Por nuk varet vetëm nga ne, por varet dhe nga situata në Europë, duke qenë se janë zgjedhjet. Por mirë pyetja tjetër është a e ke bërë gati ushtrinë ti? Çfarë ushtrie ke ti nëse plas lufta? Më shumë këtu kemi të bëjmë me mungesë koherence që shihet më shumë te Rama,” tha Lubonja.


8 Comments

  1. Po ku e rru Rama per BE ?

    Rama ka axhenden e tij, te beje LEKE sa te munde!!! Keto takime jane pjese e propagandes ne funksion te vjedhjes. Ne mbledhjen e rradhes te qeverise do jepen statistika me like, shares, comments etj .

    Nderkohe korrupsioni , banditizmi, vjedhja, kurverimi, (RILINDLLEKU dhe ArtaMarku 😀 ) ka marre dhene , dhe ska fund dizintegrimi social. ekonomik , i shumeanshem ne Shqiperi.

    Kesaj si i behet o Lubonje, jo deklaratave patetike te Rames. Ose ose, te jemi me objektiv, DIARREVE TE PERDITSHME TE RAMES

  2. Ka plotësisht të drejtë Lubonja që i komenton këto marrëzira të Ramës thjeshtë si show politik për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, pas skandaleve të përditëshme që ka prodhuar me qeverisjen e tij.
    Ju doli me këmbëngulje në mbrojtje dy ish ministrave të tij të mbrendshëm të cilëve nami i përzjerjes me bandat e mafies ju shkoi deri në BE e SHBA, e për ta “regulluar” këtë, si ministër të tretë në kundërshtim me Kushtetutën zgjodhi një gjeneral, vetëm se ka bërë specializime në Gjermani si ushtarak.
    I plasi në publik skandali i ish ministrit grek Kotzias që deklaroi publikisht që qeveria shqiptare i ka “dhuruar” Greqisë, 12 milje pjesë të bregdetit, e doli mandej me deklarata “patriotike” për ngjarjen e Bularatit.
    Tani ka 22 ditë që nuk rreshtin protestat e qytetarëve të Tiranës që ai për hir të pazareve të ndyra me oligarkët e tij për të fituar miliona euro, kërkon ti nxjerrë mes dimrit jashtë në rrugë, e shkon në Kosovë duke bërë deklarata idiote patriotike kundër BE e antipatriotike kundër pjesës dërmuese të shqiptarëve që i ofendon se janë gomerë, meqë nuk mendojnë si ai.

  3. Rama ka qene konsitent ne lidhje me politiken e jashtme. Kjo nuk ka pse mohohet. Qe ne fillimet e veta si KM me deklaraten gjate vizites ne Beograd, e ne vazhdim. Po ashtu nuk mund te mohohet se nuk ju ka qendruar ne menyre zgerdhimore me buzen vesh me vesh si i lumturuar sic bejne te tjeret kur takohet e flet me te huajt. Kurse Lubonja nuk eshte pjese e Keshillit te Sigurise Kombetare qe te informohet a eshte ushtria gati apo jo. Keto e disa te tjera nuk jane informacione qe jepen per gazetat.

  4. Nuk na duhen hic Kosovaret, te rrine atje ku jane.
    Ky nuk eshte kryeminister ky eshte ne fundin e tij te marrezise. I shkaterroi Shqipetaret i beri kokrra kokrra. Nuk sheh qe popullata po shkon cdo dite me minus.
    Lubonja e ka thene troç ashtu si eshte e verteta, po boshatiset shqiperia dhe po ngelin vetem kriminelet dhe lepiresit e Piktorit

  5. Lubonj, po Thot Salihu ti ose jeton vertete ne 3D e fantazise tende dhe nuk e sheh urrejtjen me te cilen po te rrethojne cdo dite e me shume shqiptaret ose je kthyer papritur ne trim te cartun e nuk po don me dit… Fund te tmerrshem do kesh”, Po thot Luli le Lubonj le boll se u bam Hor

  6. Ljubo ti I ke shajte me none keta te be kur ishan ti eshte mire,ky tjetri nuk I shan por ben politike me be per ljuben saliun dhe shpellare te tjere quhet keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *