• |
ide | kryesore

Korfuz, shqiptari vritet dhe hidhet në kanal

Lajme, Të fundit


Një 63 vjeçar shqiptar me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trupin e viktimës, duke njoftuar departamentin e policisë në Lefkimi.

Paraprakisht, viktima dyshohet se është qëlluar me armë gjahu në zonën Spartera.

Sipas informacioneve të para, 63 vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë e afërt.

Gjurmët e tij kishin humbur të dielën në mëngjes, ndërsa familja denoncoi rastin në stacionin policor të zonës.

Çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, ndërsa mjekësia ligjore do të japë rezultat e ekzaminimit të trupit të viktimës.


1 Comment

  1. Ka kohe qe qarqet antishqipetare dhe paramilitaret grek po bejne spastrim etnik kudo ndaj shqipetarve, per kete qellim flitet se sponsorizojne edhe vrases me pagese nga serbia. Duhet marr masa urgjente..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *