• |
ide | kryesore

Si ka dështuar Ministria e Arsimit me Kartën e Studentit

Lajme, Të fundit


Karta e Studentit, një dokument mjaft i dobishëm që ju lehtëson jetesën dhjetra mijë studentëve që ndjekin mësimet në institucionet e larta arsimore publike dhe jopublike të Shqipërisë, mbetet ende një ëndërr në sirtar. Para më shumë se tre viteve Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, që detyron Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të merret me zgjidhjen e këtij problemi.

Por deri më sot asnjë lëvizje nga ky institucion, asnjë vendimarrje, për rrjedhojë asnjë afat nuk ka për procesin e përcaktimit të kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e Kartës së Studentit.

Ligji 80/2015, në nenin 100, qartësisht thotë se “studentët e institucioneve publike e private të arsimit të lartë pajisen me kartën e studentit, e cila është dokument unik. Me anë të saj studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara”. Në një pikë tjetër të këtij neni sanksionohet se, “ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit përcakton kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studentit” dhe se përfitimet e studentëve nga përdorimi i kësaj Karte “përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit të ministries”… ose “njësive të qeverisjes vendore që mbulojnë shërbimet e ofruara ndaj studentëve”.

Prej muajit maj 2018, ABC Tirana Club, një grupim studentor me bazë në fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, është duke e monitoruar zbatimin e legjislacionit nga autoritetet.

Fillimisht fokusi ishte tek Bashkia e kryeqytetit, e cila që para miratimit të ligjit për arsimin e lartë ka premtuar sistematikisht përgatitjen dhe lëshimin e të ashtuquajturës Kartë Bashkiake e Studentit. Prej vitit 2012 janë hedhur shashka propagandistike sistematike nga Bashkia e Tiranës, por së fundmi ky institucion ka rënë squk.

Vëzhgimi analitik i ABC Tirana Club mbi rolin dhe përgjegjësitë e bashkisë së Tiranës u pasqyrua në media dhe rrjetet sociale (lexo më hollësisht në link-un:  abctiranaclub.wordpress.com/2018/06/30/mashtrimi-sistematik-i-bashkise-se-tiranes-me-karten-e-studentit/ ).

lapsiNë vijim të monitorimit të procesit, në fillim të muajit shtator 2018, ABC Tirana Club, kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë mbi angazhimin e këtij institucioni.

Në thelb të kërkesës zyrtare ishin tre pyetje:

-Çfarë aktesh nënligjore dhe masash organizative ka ndërmarrë dhe miratuar Ministria në funksion të zbatimit të ligjit 80/2015 për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e Kartës së Studentit?

-Me cilat institucione publike apo jo publike konkretisht brenda territorit të Shqipërisë apo jashtë saj, ka kooperuar Ministria për këtë çështje?

-Cilat janë afatet kohore konkrete për ecurinë e procesit deri në finalizimin e tij?

karta 1

Koordinatorja për të drejtën e informimit në këtë ministri, Znj. Valbona Sheftelia, kthen këtë përgjigje zyrtare përmes email-it:

“MASR po punon per pergatitjen e akteve nenligjore perkatese sipas percaktimeve ne ligjin per arsimin e larte 80/2015. Ne kete kuader eshte diskutuar dhe vendosur pjesemarrja e Shqiperise ne projektin e Kartes Europiane te Studentit, iniciative kjo qe i drejtohet potencialisht te gjitha vendeve te Hapesires Europiane te Arsimit te Larte (EHEA), sic edhe eshte diskutuar dhe ne ministerialin e Parisit te majit 2018 ku u takuan ministrat e arsimit te 48 vendeve te EHEA. Per kete qellim eshte ne diskutim nje marreveshje bashkepunimi me palen franceze qe do te finalizohet se shpejti. Karta Europiane e Studentit parashikon një kartë në format unik që mundëson lëvizjen e studentëve mes vendeve pjesëmarrëse pa burokraci dhe duke përfituar automatikisht shërbimet e ofruara nga universiteti në vendin pritës.

Aktet nenligjore perkatese po hartohen ne perputhje me karakteristikat dhe duke pasur parasysh aderimin e Shqiperise ne kete iniciative. Afatet e perfundimit te tyre varen nga finalizimi i kesaj marreveshje e cila eshte ne proces.”

Përgjigja haptazi është dredhuese. Është propagandistike. Është mospërgjigje. Sepse ajo nuk ka përgjigje konkrete për tre aspekte konkrete të sipërpërmendura.

Flitet për gjëra të përgjithshme, evazive dhe nuk jepet info për procesin. A ka një grup pune, a ka një plan pune, për rrjedhojë, a ka afat kohor në përpilimin e kuadrit nënligjor që është përgjegjësi direkte e ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë?

Nga përgjigja kuptohet qartazi se për këtë problem Ministria nuk ka bërë asnjë hap. Asnjë angazhim. Kanë kaluar më shumë se tre vite dhe asnjë vendimarrje nuk është kryer.

Bëhet propagandë me Kartën Evropiane të Studentit dhe me një marrëveshje me palën franceze që do të miratohet së shpejti etj etj. Gjëra ideale po ti lexosh, por në fakt artikulohen për të fituar kohë, për të shtyrë sa më shumë gjërat. Shqipëria nuk ka akoma një Kartë kombëtare Studenti, ndaj si mund të akordohet dhe sinkronizohet me vende të tjera, me inciativa të tjera!?

Studentët shqiptarë duhet të ndjejnë lehtësi dhe favore brenda territorit të Shqipërisë nga përdorimi i Kartës Studentore. Ministria duhet të ketë marrëveshje bashkëpunimi me institucione publike, por dhe private që janë të gatshme t’u ofrojnë studentëve shërbime dhe mallra me reduktim çmimi. Kjo është dhe logjika e nenit 100 të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Ndaj dhe themi me plot gojën që Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë nuk ka bërë asgjë në më shumë se tre vjet, në përmbushje të një detyrimi ligjor në favor të studentëve./ Abc Club Tirana 

 


1 Comment

  1. Ca karte thu?? Cmime te reduktuara ??? Keta RILINDASIT ta fusin doren ne xhep, per veteore, jo per studentet.

    Nuk duhen studente por Injorante Debile Te Varfer ne tru, mendje dhe materialisht. Sundim i perkryer.

    Me ligjin per arsimin e larte, Rama e shkaterroi universitetin. Universitete kane nevoje per investime , ky e ka qellimin per ti shkaterruar e te drejtohen tek privati, e me pas ti jape ca leke nga buxheti per ti ndare nga nje grusht pronaresh injorante universitetedh. Legene si Ervin Demo perkrahes si zv rektor dhe pastaj plagjatureberes dhe zv minister arsimi., Reformator???.
    Me qoka tek Naim Cili uuuups me fal Emri i Artit Henry Cilii, me qoka tek Universiteti i Irfan injorantit, i shofer kapterrit te Ushtrise Gafurrit, etj super universitete private jo publike. qe ne fakt jane nevojtore diplomash per sa kohe nuk ka sistem notash por blerje diplome.

    E vetmja gje e REDUKTUAR eshte niveli intelektual i universiteteve, dhe niveli i super i redutuar i studenteve cilesor.
    Rama do leke nuk i ha palla per studentet. Leke Leke Leke!!!!

    Te gjithe universitet mezi i ben nje grusht studentesh te mire per cdo fakultet.

    Nivel mizerabel.

    Ca pret nga Nikolla dhe Kapiteni i Saj

    My captain!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *