• |
ide | kryesore

Veliaj për ndërtimin e Unazës së Madhe: Progresi nuk bllokohet

Lajme, Të fundit


Kryebashkiaku Erion Veliaj përshëndeti punën e Inspektoriatit Kombëtar të Territorit për vijimin e lirimit hapësirë për ndërtimin e Unazës së Madhe në zonën e Shkozës.

Veliaj ka postuar një video të shkurtër nga momenti i punës për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjurmën e Unazës, ndërsa ka theksuar se puna për zhvillimin e qytetit nuk do të ndalet.

VIDEO/ Nis prishja e 16 objekteve në Unazën e Madhe 

“Ndërkohë vazhdon nonstop puna tek Unaza e Madhe në zonën e Shkozës. ‪Progresi nuk bllokohet, tafmaja 5 katëshe pa leje mbi Lanë e 1 njeriu nuk pengon dot nevojën e 1 milionë banorëve të rregullt të Tiranës”, shkruan Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës deklaroi se projekti i Unazës së Madhe do i jap zgjidhje trafikut në kryeqytet, ndërsa për të gjithë ata që preken nga zhvillimi i tij dhe që i kanë ndërtimet me leje do të ketë shpronësim total, ndërsa për të tjerët trajtim nga programet sociale të Bashkisë Tiranës, përfshi edhe banesa sociale.


4 Comments

  1. Varet se çfare quan progres ti o llumi i kryellumit! Progresi nuk fillon duke shembeur shtepite qytetareve e duke vjedhur miliona,o qen rrugesh, por duke punuar per vendin tend, e jo per tufen e hienave! Te gjithe ne burg e keni vendin, dhe per atje jeni nisur o trdhetare !

  2. si nuk ka turp ky njeri kete pyetje i bejme vehtes ai duhet te ishte ne banken e te akuzuarve qe me vrasien e arditit te mitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *