• |
ide | kryesore

Vrasja në bllok/ Dorëzohet në polici miku i komandos: Isha në fillim të sherrit…

Lajme, Të fundit


Një natë më parë, Ajaks Boshnjaku, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen në bllok muajin e kaluar, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës i shoqëruar nga avokatja e tij.

Ajaks Boshnjaku është marrë në pyetje në policinë e Tiranës ku ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në ish-bllok, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Boshnjaku deklaroi se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përplasja ka dalë nga lokali. Boshnjaku u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, ndërsa nesër pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij ishte caktuar arrest me burg në mungesë.

Boshnjaku ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok.

Ajaks Boshnjaku është mik i komandos Mevjol Billo, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe dy plagosjet.

Ndërkohe që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje te rëndë mes të cilëve përveç Billos, edhe partneri i Elvana Gjatës, Ervin Mata.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *