• |
ide | kryesore

Arvizu: Viti 2011 ishte fillimi i fundit për PD-në

Lajme, Të fundit


Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është dekoruar këtë të martë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë të vlerësimit “Merita të veçanta civile”.

Në ceremoni nuk ishte lideri i opozitës dhe në një intervistë për Albanian Daily News, Arvizu thotë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e kanë takuar gjatë kësaj kohe.

“Disa më thonë kur vijnë në Uashington që do të jenë atje dhe të takohemi. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, por Presidenti Meta, kur ishte kryetar parlamenti, e gjente gjithmonë kohën të më takonte, gjë që e vlerësoj shumë. Zoti Rama, që nuk ka ardhur shpesh, edhe ai më ka takuar. Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, zoti Ruçi erdhi vitin e kaluar dhe drekuam bashkë. Edhe Fatmir Xhafaj, zonja Kodheli, zoti Veliaj, kryetarja e LSI zonja Monika Kryemadhi, zoti Vasili, ish-anëtarë të PD, si Majlinda Bregu (s’besoj se iu vjen keq që po them ish…), edhe Genc Ruli, të cilin e takoj kur vij këtu. Ata që quaj miq nga PD i kanë larguar. Dhe i vutë re besoj ata që nuk përmenda në këtë numërim…,” thotë ai, duke shtuar se nuk është takuar me Bashën dhe Berishën.

“I kam thënë shumë herë që kur të jetë në Uashington të më telefonojë, të shihemi, edhe pse e di që është shumë i zënë e ka shumë kanale. Nuk ka ndodhur kurrë, jo vetëm me të, por edhe me tjetrin…”

I pyetur se përse pati deklaruar në vitin 2011 se Lulzim Basha është ylli në ngjitje i politikës shqiptare, ai qesh.

“Me keqardhje, mund të thuhet që zgjedhjet lokale më 2011 ishin fillimi i fundit për PD. Megjithatë, nuk përmenda as zotin Berisha. Nuk është sekret që të gjithë ambasadorët e fundit amerikanë, zoti Uidhers, unë, zoti Lu, kur jemi larguar, marrëdhëniet me zotin Berisha dhe PD nuk i kemi pasur aq të mira si në fillim. Pse kështu? Mendoj që njerëzit e dinë përgjigjen. Kur erdhi zoti Uidhers, zoti Berisha ishte në pushtet e kështu ishte edhe kur Uidhers u largua. Me zotin Lu, Berisha ishte në opozitë në të dy rastet. Kur erdha unë, ishte në pushtet, kur u largova, zoti Berisha ishte në opozitë. Interesante, apo jo…”

Për çfarë mendon Arvizu për qeverisjen e Edi Ramës? Ai thotë se po mblidhen më shumë taksa, por nuk dihet nëse ato po përkthehen në investime dhe të mira për qytetarët.

“Pyetje interesante dhe paksa e vështirë. Megjithëse mendoj se do të kishte qenë edhe më e vështirë të përgjigjesha nëse do të jetoja në Shqipëri (qesh). Duhet të them, më duket se ka njëfarë progresi, nëse sheh Tiranën për shembull. Dhe nuk po flas për ndërtimet e reja apo për sheshin e ri… Duken mirë. Por nga ajo që kuptoj, ka procedura më të mira për mbledhjen e taksave, ashtu siç duhet të ketë një vend normal. Në këtë drejtim, është mirë. Sigurisht që ka njerëz që ankohen, por kjo vjen për shkak se tani duhet të paguajnë, ndërsa në të shkuarën nuk e bënin. Pastaj janë reformat e ndryshme. Megjithatë, sipas asaj që mendojnë shumë njerëz me të cilët kam folur, qofshin liberalë, konservativë apo midis, disa thonë se gjërat janë pak më mirë; të tjerë thonë që nuk ka shumë ndryshim, disa thonë është më keq. Sidoqoftë, mbledhja e më tepër taksave është njëra anë. Ana tjetër është ajo çka njerëzit marrin në këmbim. Kjo pjesë për mua është pak e paqartë. Nuk jam në pozitë të them se nuk po marrin asgjë, por nuk e kam të qartë se sa përmirësime ka si rezultat i këtyre fondeve shtesë dhe procedurave më të mira”.


20 Comments

  1. Sorosi sorosi i ka fajet. Te gjith i sherbejn sorosit. Po mire qe egzitojn berisha dhe basha qe i sherbejn perendis.

  2. Le të shpresojmë që Shqipëria që ishte vendi europian që vuajti më shumë nga modeli socialist i diktaturës enveriste, të mos ketë më në të ardhmen ambasadorë amerikanë të dashuruar pas socializmit.
    Është shumë larg liberalizmi demokratik nga modeli i politikanit Ruçi për të cilin z.Arvizu deklarohet si mik i tij.

    1. I ashtuquajturi liberalizem demokratik” nuk eshte vecse socializem, komunizmi i maskuar me emer tjeter. Ashtu sic edhe Internacionalizmi proletar sot kamuflohet me emrin globalizem. Nese ke njohuri per komunizmin nuk eshte e veshtire ti dallosh.

      1. Ke të drejtë Arbër për ate që shkruan, por e kam përmendur “liberalizmin demokratik”, si një gjethe fiku që përdorin sorroistët socialistë e ku kjartas kanë abuzuar tre ambasadorët e fundit të SHBA në Shqipëri.Ambasadori Arvizu duke u mburur se ka miq vetëm socialistë shqiptarë, e çfarë socialistësh, ish ministrin e fundit të sigurimit të diktaturës enveriste Ruçin apo ish hetuesin e sigurimit Xhafaj dhe ish drejtues të PD që ju bashkuan socialistëve, pranoi publikisht se nuk ka qenë përfaqësues dipllomatik i qeverisë amerikane, por i Sorosit,
        Në historinë mbi treqind vjeçare të SHBA, nuk dijmë të ketë pasur ndonjë president socialist e n Kongresin e Senatoin amerikan, ndonjë parti socialiste të ketë pasur shumicën.
        Dijmë që ka pasur dy parti kryesore, partia demokrate e partia republikane e që të dy këto parti historikisht kanë qenë kundër sistemeve socialisto-komuniste.
        Edhe Fashizmi e Nazizmi bazën ideollogjike në krijimin e tyre e kishin tek socializmi.

  3. Ka me shume droge zoti arvizu. Me shume kriminele be parlament. Ikje masive nga shqiperia. Vetem ti dhe ai I gjati e shikokeni se sa mire e paska bere shqiperine. Mjere populli shqiptar po ngeli ne doren tuaj

  4. Hahahaha Je I madh Ish ambasador Fajin e ka Saliu ne kete vend ah more Sal si nuk na paske takuar ish ambasadoret ? $$$$$$

  5. Hahahaha Je I madh Ish ambasador Fajin e ka Saliu ne kete vend ah more Sal si nuk na paske takuar ish ambasadoret ? $$$$$$

  6. ASNJE PERGJIGJE TE SAKTE PER PYETJEN ARVIZU VETEM THA QE MIRE QE U MERRE LEKET POPULLIT POR NUK THA SE KU SHKOJN NE CDREJTIM MENAZHOHE THA QE ME KETA LEK TE TAKSAVE DHE MLEDHJEN E PRAPAMBETURA BASHKE KA BERE SHESHIN SKENDERBEJ ASGJE SERIOZE Z.ARVIZU KETA QE THE TI QE NE FAKT NUK THE GJE JANE BROCKULLA ,NUK FOLE FARE PER KANABIZIMIN E SHQIPERIS PER KJOSKAT E LALI ERIT PER PALLATET NE CDO VENDE BASH NE TIRAN QYTET .PER GJYKATAT QE SFUNKSIONOJEN APO KUR TE BEHEN DO HAME ME LUGE FLORIRI SHUME PAK PER NJE ISH.ABASADOR TE SHBA SHTETIT ME MIK TE KOMIT SHQIPTAR NE 2-SHEKUJT E FUNDIN SHUME-SHUME PAKE I VOL AMBASADOR KEQ ME VJEN VINE HAN-PIN BEJN QEFE DHE LARGOHEN PA THENE GJE KONKRETE.

  7. Nivel i ulet per nje diplomat, te vleresoje nje qeverisje vetem per mbledhje taksash, qe edhe kjo behet vetem per klasen e mesme e poshte se te pasurit dhe oligarket paguajne pak ose aspak. Nuk e preku fare korrupsionin dhe as krimin e droges qe tashme ky njifet boterisht.

  8. Erdhe per te mar thesin, mere mere shpejt dhe ik se ka lek pasi vet e pohove se ka rrit taksat ky gomari i gjat dhe se ik shpejt se po i bje pishman ky palla.

  9. Saliu dhe luli kane leshuar qente e terbuar te nxjerre nga bodrumet e saliut per te sulmuar shba si ne vitin97 kur gazidede dhe b.cela sulmonin shba me urdher te Korbit sali,dhe sot po ndodh e njejta jane sulur kelyshat e saliut me fjale pa lidhje pa kuptim vetem qe ti behet qefi saliut,shpellare skiftera me urdher te Korbit sali per ta perdhosur shba,jane sulur kopilat komuniste te rrezojne imperializmin amerikan ne 2018 Turp per buken qe hane more sorra te Korbit te Zi sali

    1. Të të cilësoja si një qen të enverizmit , ti fundërinë tru shpëlarë enveriste, do të bëja një kompliment se edhe qeni është një kafshë fisnike në besnikërinë e inteligjencën në mardhëniet me njeriun.
      Po ti nuk je veçse një morr i kuq, një insekt i ndyrë parazit i rrezikshëm që lavdi zotit po zhduket në gjithë botën .

  10. Fjalet kyçe te artikullit jane, 2011, Meta, Arvizu.
    Meta gjen gjithmonë kohe per te takuar Arvizun.
    Pyetja: perse kujtohet 2011 per shqiptaret …?! E sigurte qe jo për zgjedhjet lokale. Kujtohet per 21 Janarin. Dhe emri Ilirit është gjithmonë në mes te kesaj shellire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *