• |
ide | kryesore

Banorët te ‘Astiri’ vijojnë protestën: Nuk na përçani dot!

Lajme, Të fundit


Pavarësisht reshjeve të shiut, banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë dalë në protestë edhe pasditen e sotme. Ata mbajtën të bllokuar rrugën siç kanë bërë për 24 ditë me radhë, ndërkohë që kanë kërkuar nga qeveria kompensim 100% të shtëpive të tyre. “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.

Për vijimin e projektit të Unazës së Re, ARRSH ka vijuar me heqjen e shtyllave të ndriçimit, si dhe me prishjen e disa banesave, pronarët e të cilave pranuan bonusin e qirasë nga Bashkia Tiranë dhe strehimin në banesat sociale. Në mbështetje të banorëve që protestojnë janë edhe deputetë të opozitës.

©LAPSI.al


7 Comments

  1. Ju percau luli me shpellaret e vet,ju jeni te saliut,dini gje ku eshte futur luli ka dy dite nuk dihet ke eshte,eshte kopuk ai

      1. Ti shembin te gjitha ndertimet pa leje. Perse duhet te paguajme ne nje milion qytetare te heshtur qe nuk kemi ndertuar pa leje.

  2. O rop qire po mos e ke ndertuar e more per nje cope buk shtepine ne kohen qe u privatizuan hyrjet e pallateve ne kohen e Berishes.

    1. Ti shembin sa me pare se tashme kane bere armiq te gjithe ata shofere qe kalojne andej. Aq sa mezi po durojne tja hyjne nje dru te mire te gjithve atyre zaptusave.

  3. Opozita don vetem rremuaj, ky eshte mentaliteti i politikanevet shqiptare!!
    E drejte – e pa drejte, e ligjshme – e pa ligjshme, ejani ta shkaterrojme thote PD-ja me Saliun ne krye!!

    Turp te keni o ndyresira qe mundoheni vetem me shkaterru shtetin dhe me pasuru buthen tuaj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *