• |
ide | kryesore

Evra sfidon tifozët e Milan në rrjet: “Mos më tregoni respektin për historinë, milanistë të frustruar…”

Sport



Patrice Evra, në një mënyrë apo tjetër, është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ish-mbrojtësi i Juventus nuk është tërhequr nga batutat në kurriz të Milan, e që i bënë tifozët kuqezinj të nervozoheshin, por ka vazhduar me një tjetër përgjigje thumbuese në rrjetet sociale. Francezi është mbrojtur në stilin klasik, duke kundërsulmuar, pas kritikave që mori me ngacmimin për Leonardo Bonucci. “Tani të është kthyer buzëeshja, por t…in do ta luaje Champions aty ku ishe”, ishte mesazhi ironik i Evra për ish-kapitenin kuqezi.

Tifozët e Milan nuk e morën mirë dhe reaguan ndaj Evra, që gjeti mënyrën për të vazhduar lojën: “Mirëdita, ky është një mesazh [ër miqtë e mi të dashur milanistë”, ka nisur francezi videon e publikuar në Instagram. “Dje komentova në profilin e Dybala që është një lojtar i Juventus. Ku luante Bonucci vjet? Tek Monza? Jo, tek Milan- shtoi ai – . Po përse më flisni për respektin ndaj historisë dhe të laj gojën? Nëse e gjithë bota njohu futbollin ishte falë Milan, por sot nëse bota njeh futbollin është falë Juventus. Kështu që mos më flisni për respekt. Bëj palacon, bëj të qeshni, por kur flasim seriozisht flasim seriozisht”.

E në fund një tjetër shigjetë kuqezinjve: “Sidoqoftë Dybala, sa milanistë paske në profil, janë të frustruar. Ju dua të gjithëve shumë!”.



2 Comments

  1. Rama nuk eshte juventin, i dashur.
    A nuk e kupton qe po te ishte Frosinone kampion keto vitet e fundit, do te ishte me Frosinonen????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *