• |
ide | kryesore

LSI nis fushatën: Kandidatët e opozitës do të jenë gati në janar

Lajme, Të fundit


Lëvizja Socialiste për Ingetrim ka ndezur motorët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Gjatë një takimi me strukturat LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi ka kërkuar që të evidentohen të gjitha votat e LSI, duke shkuar shtëpi më shtëpi. Kryemadhja foli edhe për marrëveshjen me PD, duke i kërkuar kryetarëve të degëve që të koordinohen me strukturat e partive opozitare, pasi në janar do të përcaktohen kandidatët e opozitës me të cilët do të dalë në zgjedhjet lokale.

Keni ndjekur në të gjitha deklarimet tona zyrtare. Është krijuar fronti opozitar, i cili do të shkojë drejt një marrëveshje të përbashkët. Prandaj të gjithë ju, kryetarët e njësive, kryetarët e shtabeve dhe nënzonave, të filloni rakordimet me strukturat drejtuese të PD, PR, Agrare etj., në mënyrë të tillë për të rakorduar, sepse në muajin janar do të jemi në zgjedhjen e kandidatëve të përbashkët, që do të jenë kanidatët fitues për zgjedhjet lokale. Prezenca jonë në terren është e domosdoshme. Është e domosdoshme sepse pjesa më e madhe militante e PS është jo vetëm që është e zhgënjyer, por është edhe pa orientim. Prandaj ne njerëzit jo vetëm duhet ti orientojmë në drejtimin e duhur, por kontakti me ta i përhershëm është një ndihmesë e madhe. Evidentimin e të gjithë votës grei, që nuk shkon të votojë. Ne duhet tja krijojmë këtë mundësi”, tha Kryemadhi.


1 Comment

  1. Po ca lesh partie jeni ju. Keni firuar me shume se 40% jan hedhur nga ps. Dhe nja 20% po behet gati te ike. Mbajeni veten me gajret se mire ju ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *