• |
ide | kryesore

Rama i ‘mori’ Boden me një SMS, reagon Berisha: Për inat të vjehrrës, fle me mullixhiun

Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me kandidaturën e Ridvan Bodes si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë i propozuar nga qeveria.

Gjatë një interviste për gazetarin Lutfi Dervishi në RTSH, Berisha tha se Bode ka bërë zgjedhjen e tij. Bode ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Berishës dhe ka drejtuar Financat e vendit për 8 vite.

Sa i përket kandidaturës së Florion Mimës po për këtë post nga ana e Parlamentit, gjithashtu një ish-zyrtar i lartë i PD-së, Berisha e cilësoi si mendje brilante.

Pjesë nga intervista:

-Janë një pjesë ish-zyrtarësh të lartë të PD, potenciale të saj që shkojnë në zyra private si Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjerë, si Florion Mima, Ridvan Bode, Majlinda Bregu…

Berisha: Florion Mima është një mendje brilante në Shqipëri dhe është e vështire të gjesh një tjetër si ai. Ridvan Bode ka bërë zgjedhjen e tij është larguar nga politika. Kështu e shikojë unë vendimin e tij.

-Do ta votojë PD?

Berisha: Nuk ka marrë pjesë dhe nuk është konsultuar fare. Këtu ka një problem nga ana morale, pasi këto janë kandidatura të qeverisë.

-Këtu është paradoksi, që nuk i merr PD, por i shfrytëzon qeveria…

Berisha: Nuk mund të themi se për inat të sime vjehrre do shkojë të fle më mullixhiun. Nuk mund të themi këtë pasi ia ka marrë një vendim është larguar nga politika. Rama tha se me një SMS ka rënë dakord ,në rregull nuk mund të them gjë.


7 Comments

    1. Basha paska te drejte?
      Mendon vertete se i qerroi Basha keta?

      Ky plaku, jo Basha. Ky plaku i mori dhe i promovoi, ky plaku i pa si degraduan kur rane ne lek te madh, ky plaku i neveriti grupin Bode-Patozi-Olldashi-Mero, kur kuptoi se po ndaheshin si adoleshente nga bashkeshortet sapo u bene me leke. Ky plaku i diktoi kur keta nisen tia perdornin te birin si tabele qitje. Dhe sdo mend qe ky plaku i keputi.

      Luli vetem sa zbatoi ate qe i tha plaku.

  1. Pse nuk e thote Z Berisha qe Bode u “perzgjodh ” per shkak te Zamir Mane oligarkut te te gjithe Krueministrave majtas e djathtas . Ka frike z.Berisha ta permendi Zamirin .

  2. Nuk eshte zgjedhur,ju flisni sikur eshte votuar,kjo eshte nje levizje e Rames,qe pd te vjelle vrer per njerzit e vet dhe oponioni shikon pd cfare partie eshte,kur ishin brenda pd ishin me te miret,sot armiq se thote saliu dhe skifteret sulen,ne fund rama nuk e zgjedh,ketu teatri mbaron

  3. Tek ju shoh sindromen e te berit profesionist politike brenda dites. Ose pastaj jeni te veliajt dhe rames. Ju kane nxjerr per destabilizim mendor.

  4. Zamiri eshte supermik dhe superoligark i Bodes,Bashes,Rames.Kjo eshte marrveshje e ketyre te katertve.Sigurisht Luli ka dhene aprovimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *