• |
ide | kryesore

Unaza/ Paloka: Banorët po kërcënohen natën nga kriminelë

Lajme, Të fundit


Nënkryetari i PD Edi Paloka denoncoi sot nga protesta tek Unaza e Re se banorët e kësaj zone po kërcënohen natën nga kriminelë që vijnë me makina me xhama të zinj.

Sipas Palokës, këto persona do të kenë marrë premtime për të ndërtuar pallate pas përfundimit të projektit të Unazës së Re.

ka bërë një denoncim sot nga zona e Unazës së Re ku ndodhej pranë banorëve për t’i mbështetur. Paloka tha se banorët i kanë treguar se gjatë natës po kërcënohen nga kriminelë që vijnë në zonë me makina me xhama të zinj.

“Këtu është krimi bashkë me Edi Ramën. Sot banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me policinë është histori tjetër me atë që ndodh natën. Natën vijnë kriminelë, kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtime për të ndërtuar pallate kur të largohen këta banorë. Vijnë dhe kërcënojnë banorët. Vijnë natën me xhama të zinj, me makina të maskuara dhe iu bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë. Me siguri janë pjesë e atyre që do marrin leje për pallate nesër. Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin. Nuk pyetet për fëmijët”, deklaroi Paloka.


5 Comments

  1. Prandaj po largohen nga shtepite pa leje dhe po shkojne ne shtepite sociale,ju si pd shkoni paguani tani per ato qe I premtuat gjate protestave

  2. Shtet qe qeveriset nga krimi dhe kriminelet cfare mundet te presesh me teperpo me mire t’ju lerohet nena .kur e votuan kete -pocaqi-mire t’ju behet.

  3. o Paluth a ende je gjall a ! ik or ik se u hargjove dhe kam frigen se nese vazhdon kesht do te behesh edhe ne familjen tande monoton dhe do te braktisin .eshte veq sugjerim o Horrrrrrrrrrrrrrrrr!

  4. O Stalin mos u zhgenje kaq shume se merzitet Korbi sali dhe kunadhja lul,cfare mbjell do korresh,ku e keni futur lulin nuk u pa sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *