• |
ide | kryesore

Unaza/ Veliaj: Mund të rrisim bonusin e qirasë

Lajme, Të fundit


Erion Veliaj takoi sot banorët e zonës së Astirit. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila njofton se Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Veliaj deklaroi se bonusi i qirasë së premtuar është tre vite, por kjo mund të rritet.

“Bonusi i qirasë cash është 3 vjet, po edhe atë mund ta rrisim, po banesa sociale gjithë jetën. Do të thotë që jemi përgatitur që për të gjithë këtë kategori si dy shtëpitë që u prishën mbrëmë, si dy shtëpitë që u prishën sot në mëngjes, si dy shtëpitë që do të prishen tani në drekë që hyjnë te kategoria që as kishin bërë letra legalizimi, as kishin certifikatë pronësie, as kanë thjesht me fut kokën diku, sot e kanë fut kokën në një vend shumë më të mirë, me punonjëse sociale, me mensë sociale, me restorant, me të gjithë shërbimet që iu ofron në atë zonë”, deklaroi kryebashkiaku. Ndërkohë, ai u bëri edhe një premtim tjetër banorëve që banesat i kanë të regjistruara se përveç shpronësimit do t’u sigurohet edhe leje ndërtimi nëse ata kanë tokë tjetër për të ndërtuar.

 


4 Comments

  1. mashtrus skuth hajdut sorjan ne sherbimeve te huaj nga ke ardhe ti ne tiran kushe te sollo si te sollon cfr misjoni ke.nje dite do pergjigjesh per bemat e tua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *