• |
ide | kryesore

Vijon të jetë e bllokuar rruga Levan-Tepelenë

Lajme, Të fundit


Rrëshqitja masive e gurëve mban prej 5 ditësh të bllokuar lëvizjen në aksin Levan-Tepelenë. Lëvizja drejt jugut bëhet përmes rrugës së Ballshit, por gjendja e aksit të vjetër është e degraduar. Ndëkohë po punohet për hapjen e një rruge provizore në shpatin e malit që bllokoi rrugën, deri në zgjidhjen përfundimtare pasi ndërhyrja për heqjen e inerteve paraqet rrezik.

Rruga nacionale Levan-Tepelenë, mbetet e bllokuar prej mëngjesit të 23 nëntorit pranë fshatit Poçem, për shkak të rrëshqitjes masive të gurëve. Autoritetet përgjegjesë hetizojnë për të vepruar, pasi ndërhyrja për hapjen e rrugës paraqet rrezik.

Në këtë situatë, ARRSH dhe firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit, ka nisur hapjen e një kalimi provizor në shpatet anësore të kodrës që ka rrëshqitur në rrugë. Deri sa ndërhyra të përfundojë, mjetet që udhëtojnë drejt jugut duhet të marrin rrugën e vjetër të Ballshit. Në Poçem devijohet drejt Klosit e më pas në Fratar, ku mjetet futen sërish në autostradë.

Por rruga e vjetër është totalisht e degraduar dhe lëvizja aty është e vështirë, siç tregojnë edhe këto pamje. Pas rrëshqitjes, ARRSH tha se për ndërhyrjen që do të zgjidhë përfundimisht këtë problem do të kërkohet një studim i detajuar, pasi mali ka pësuar një thyerje të fortë tektonike.


4 Comments

  1. Ku ini ju o te -ARRSH-se se vetem propogande dini te beni pse nuk po e pastroni rrugen apo merri me unazen miliona eurosh.?

  2. Kumandar o kumandar,
    Kush te ka qit’ me dore ne kar?
    Ti ke pas ken’ nji kurve e gjate
    Burrat e Parisit te thirshin “putain”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *