• |
ide | kryesore

Xhafaj dështoi, Lleshaj rimerr vettingun në polici

Lajme, Të fundit


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në fokus të takimit mes dy zyrtarëve ishte përmbushja e kushteve nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj u shpreh se procesi i integrimit për Shqipërinë mbetet qëllim kombëtar. Duke u ndaluar tek reformat e realizuara, Sobotka theksoi se Vetting-u në sistemin e drejtësisë është një pikë kyçe në këtë proces, dhe në këtë kontekst, vlerësoi dhe inkurajoi përpjekjet e Shqipërisë për të vijuar më tej.

Gjithashtu, Presidenti Sobotka tha se lufta kundër krimit të organizuar, jo më kot është një pikë e rëndësishme në kërkesat e BE-së, duke nënvizuar se rezultatet do të bindin edhe vendet ende skeptike. Ai deklaroi se Austria mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, e këtu veçoi jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por edhe në një kontekst më të gjerë rajonal.

Ministri i Brendshëm konfirmoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme. Në vijim Lleshaj u ndal edhe tek lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *