• |
ide | kryesore

Hapet rruga Levan – Tepelenë (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan–Tepelenë përmes Bypas-it, të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi të Poçemit.

Bypass-i i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë. Kalimi në këtë rrugë përgjatë Bypass-it do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eleminimin e rreshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.

Aksi Levan-Tepelenë ihste bllokuar që mëngjesin e datës 23 nëntor, për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore.

Lapsi.al solli video nga zona e autostradës, pranë Poçemit, ku edhe autoritetet u detyuran të devijojnë lëvizjet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *