• |
ide | kryesore

Pacolli: Taksa në Rrugën e Kombit s’është tragjike, do ta vendosë dhe Kosova

Lajme, Të fundit



Behgjet Pacolli shprehet pro taksës së vendosur nga qeveria shqiptare për Rrugën e Kombit. Numri dy u qeverisë së Kosovës tha se vendosja e taksës nuk është tragjike. Madje ai tha se këtë gjë shumë shpejt do ta aplikojë edhe vendi i tij.

“Personalisht nuk e shikoj shumë tragjike vënien e taksës, për arsye se flitet për një objekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe mirëmbajtja e asaj rruge kushton. Njerëzit që kalojnë njëherë dy, nuk mund ta kuptojnë se mirëmbajtja e një autostrade kushton shumë para. Nuk e di nga ana shqiptare në mund t’i mbulojë shpenzimet që do t’i këtë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade me atë taksë. Edhe pse taksa në anën tjetër duket e lartë. Unë do të doja që të ketë sa më shumë frekuencë dhe sa më shumë të rritet frekuenca ulet taksa, nga 5 do të ulet në 3 euro. Ajo do të ishte mirë për secilin, por nuk ka të drejtë të hidhërohet që ka një taksë sot. Sot të ecësh në rrugët e Kosovës nuk kushton asgjë, por jam i bindur se edhe Kosova do të aplikojë një taksë. Taksat aplikohen në të gjithë botën”, tha Pacolli ne Ora News.


6 Comments

  1. Pacolli i ben fresk Rames se intereson zgjerimi i biznesit ne Shqiperi. Ruaje gruan dhe vajzen Pacoll, leri deklaratat.

  2. Po Kuksianet do shkojne te shkaterrojne zyrat dhe paisjet ne piken kufitare nen drejtimin e Lul karabushit?

  3. Taksa eshte e nevojshme per mirmbajtje, konfott te udhtimit… Por ne krahasim me standardet e jetes andej, çmimi eshte shum i lart…. maximum do duhet 2 euro (per secilin anë), dhe ndoshta eshte teper pak… Kurse per banoret afer ruges que nuk kan rrug tjeter si alternative do duhej te ishte falas..

  4. Per ju derrat qe nuk keni te ngopur nuk ka si te jete tragjike. Tragjike eshte qe ti dhe shoket e tu derra, ne te dy anet e kufirit, nuk jeni ne burg por ne krye te vendeve perkatese. Behet edhe me tragjike kur ndergjegjesohemi per kete fakt ne diten e ngritjes se flamurit. Sa poshte kemi rene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *