• |
ide | kryesore

Protestuesi që gjuajti Ramën me këpucë, ndërtime pa leje dhe në Sarandë (FOTO)

Lajme, Të fundit


Ilias Katiraj, është personi i cili tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin Edi Rama, teksa ky fliste për mediat në ambientet e jashtme të Spitalit të Traumës pas protestës së dhunshme tek parlamenti disa ditë më parë.

Bashkëshortja e tij si dhe deputetë të opozitës ishin kundër masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata, pasi sipas tyre ishte një veprim i kryer pas vendimit për të prishur shtëpinë e tij pa leje tek zona e Unazës së Re.

Por preteksti se ai objekt ishte i vetmi ku mund të fuste kokën familja e Katiraj duket se bie poshtë për shkak të disa dokumenteve zyrtare që vërtetojnë të kundërtën.

“Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili. Katiraj e ka të çertifikuar me firmën dhe vulën e ish-Drejtorit të ALUIZN-it të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shaban Memisë,” thuhet në dokumente.

Sipas dokumenteve dhe fotove, Katiraj ka objekt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009./BW/


11 Comments

  1. Po pse o langaraqe te rivdekjes vetem firma e -LAMCE -TAPISE- duhet te jete ne certefikatat e legalizimeve dhe e as njerit tjeter ate here quhet e legalizuar.

  2. Po bie ere kjo pune..eshte qartesish e gjithe zhurma ne sherbim te Rames qe te mos flase njeri per 40 milione te vjedhur taksapaguesve..Sa per “protestuesit” opozita duhet te shprehet qarte: Ai qe ka vjedhur e ndertuar pa leke nuk duhet te shperblehet, perkundrazi te paguaje edhe shpenzimet e shembjes…

  3. Prandaj sduhet pasur meshir ndaj kti populli,nuk dini ju te ngopeni ,u jep gishtin te merrni krahun megjith kemb e koke!Andej i ndryre deri ne fyt me prona te paligjshme ,ktej guxon pretendon dhe shpi te paligjshme ne mes te tiranes!Ishalla ngelni pa gje fare,si qent ne te ftoht te kalbeni!

  4. O Bushat e hengsh te thate, perse merresh me pronat e ketij fakirit por nuk publikon pronat e Nanos,Metes, Rames Berishes, Bashes dhe te gjithe prokuroreve e gjykatesve perfshi dhe mjeket. Ke bythe ta besh ate na thuaj por mos u merr me biografite si gjyshi jot

  5. Ne nje vend normal anormale eshte kur kryeministrat ndertoje pa leje dhe pa futur doren ne xhep dhe jo kur njenjeri i thjeshte e ben kete.A s’bleu Nano per te birin ja dy hyrje pa leje medemshperblimin e burgut,a s’blene femijet e Berishes apartamente pa leje ndertimi,po Rama me leje e ka sarajin e Surelit?

  6. E para te gjithe hane mut kot qe thone zaptues e pushtues, ore njerez po ta lexoni kodin civil Zaptimi dhe Pushtimi njihen ligjerisht si veprime qe mund ti beje kushdo. Sa per ndertimet pushtetaret bene dhe ligjin e legalizimit dhe e mbyllim kete kapitull, Pra Zaptimin e bene me ligj dhe Legalizimin me ligj e sot thone qe jane ne kundershtim me ligjin. Edhe taksat ja u kane mbajt kokerr me kokerr. Tani a eshte njeri ne gjendje te thote: cfare ka ne kundershtim me ligjin ketu? Persa keta njerez kane vepruar ne kundershtim me ligjin kur veprimet e tyre ligji i lejon? Perse shteti i ka mbajtur taksat prej vitesh dhe nuk ua ka prishur me kohe? Ja u them une: te gjithe pusht-etaret horrà kane zaptuar, pushtuar dhe ndertuar pa leje dhe i kane legalizuar te vetat……

  7. Te gjithe meren me bushatin por jo me shpellarin qe nderton ku ka qefe dhe memija I Korbit te Zi sali firmos tapine duke mare dhe zarfin e rradhes qe pjesen e luanit e korbi i Zi sali,kurse je skiftera ngrohuni ne diellin e ferdinantit te durresit,kurse kete trimin grek shpellar rraseni brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *